Ballina Sport ‘Dorëzohet’ Ancelotti dhe flet ‘pa dorashka’: Humbjet na ndihmojnë të rilidhemi me...

‘Dorëzohet’ Ancelotti dhe flet ‘pa dorashka’: Humbjet na ndihmojnë të rilidhemi me realitetin, nuk jemi ende në…

114
0

Humbja në Ligën e Kampionëve ndaj Lille u shoqërua me kritika të forta, ndaj Real Madridi dëshiron të bëjë autokritikë menjëherë. Skuadra e Carlo Ancelottit do të presë sot Villarrealin në “Bernabeu”.
“Është një ekip që po bën shumë mirë, për ne është mundësia për të rizbuluar mekanizmat automatikë, për të luajtur sërish futboll të mirë, – tha trajneri italian në konferencë shtypi. – Kjo humbje është një mundësi, por vetëm nëse e shfrytëzojmë dhe reagojmë mirë”.

Mbi kritikat e ekzagjeruara: “Të gjithë mund të mendojnë çfarë të duan. Ka momente kur duhet të rilidheni, duhet ta bëni shpejt. Ndonjëherë një rezultat i mirë të bën të besosh se je i pathyeshëm, por një disfatë të rilidh me realitetin. Nuk jemi ende në nivelin e zakonshëm, kemi lojtarë që nuk janë në formë të mirë. Na mungon intensiteti mbrojtës dhe lëvizja përpara do të kërkojë zgjidhje ndryshe”.

Mbappe dhe mungesa e tij te Franca: “Ai kishte një problem, që duket i zgjidhur. Me ne është stërvitur normalisht. Nuk përfshihem në atë që bëjnë trajnerët e kombëtareve. Deschamps vendosi të mos e thërrasë për dy ndeshjet e tetorit. Di që ekipi mjekësor i Real Madridit foli me atë të kombëtares franceze dhe morën këtë vendim”.

A mungon dikush si Kroos në mesfushën e Real Madridit? Ja si përgjigjet Ancelotti: “Unë nuk mendoj kështu. Modric ka kontakt të mirë me topin, ashtu si Camavinga, Valverde dhe Bellingham. Tchouameni është thelbësor për ne nga pikëpamja mbrojtëse”.
Pse Güler luan pak: “Ai luan pak, sepse ka shumë konkurrencë. Nuk është e lehtë, por po bëhet më i spikatur se sezonin e kaluar”.