Një azil privat është përfshirë nga zjarri gjatë natës në rrugën Ali Visha. Dyshohet se shkak është bërë një batanije elektrike, por hetimet janë në vijim.
Sipas raportimeve disa të moshuar kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet për 17 persona të lënduar.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.