Ballina Kronika Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, mjeti del nga rruga, dy të...

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, mjeti del nga rruga, dy të plagosur

7
0

Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibob.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në tokat anës autostradës, ndërsa dy persona kanë ngelur të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca që ka transportuar të plagosurit në spitalin rajonal Fier, të cilët sipas burimeve paraprake janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.