Ballina Politika Belind Këlliçi zbulon detajet: Ja çfarë i thashë Donald Trump për Shqipërinë,...

Belind Këlliçi zbulon detajet: Ja çfarë i thashë Donald Trump për Shqipërinë, e vërteta e fotografisë

5
0

Në një intervistë për një emision televiziv fill pas mbërritjes nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belind Këlliçi, foli ndër të tjera për fotografinë me Donald Trump, por mbi të gjitha për bisedën që pati me kandidatin për President të SHBA-ve.

Në një emision televiziv, Belind Këlliçi tha se ka pasur mundësinë të flas me Trump për problematikat në Shqipëri, por veçanërisht për sistemin e drejtësisë.

“Në takimin e dytë pata mundësinë të takoja presidentin Trump, të flas shkurtimisht për problematikën që ne hasim në Shqipëri, për situatën në Shqipëri.

Duke parë edhe agjendën e tij, për mua ishte një takim jete, mund të them që kandidati për president në SHBA më dedikoi disa minuta për të folur mbi problematikat që kemi në Shqipëri.

E thënë troç, tema dhe diskutimi u fokusua te keqpërdorimi i sistemit të drejtësisë. Zoti Trump e kishte mjaft të lehtë për të kuptuar problematikën që ne kemi për shkak se me procese të montuara politike ai është i dënuar me vendim gjykatë në SHBA dhe mbi të rëndojnë 34 akuza që janë ngritur nga prokurorë të sponsorizuar nga “Shoqëria e Hapur” dhe fondacioni “Soros” dhe ishte shumë e thjeshtë të kuptonte analogjinë.

Dinte ndikimin e jashtëzakonshëm të fondacionit “Shoqëria e Hapur” dhe fondacioni “Soros” në drejtësi, në media, në qeveri, por mbi të gjitha në drejtësi. Pra, keqpërdorimi i drejtësisë si një pushkë apo armë ndaj kundërshtarëve politikë është një metodikë që përdoret si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA. Preferoj që një pjesë tjetër e bisedës të mbetët konfidenciale”, ka thënë Belind Këlliçi.