Një ditë para protestës së 7 tetorit ende nuk dihet skenari i këtij manifestimi ku Berisha thotë se do të përdoret çdo mjet i mos-bindjes civile
Në një deklaratë për median me videkonferencë Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se nesër nis mosbindja civile pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike.
“Nesër në Shqipëri nis mosbindja civile pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike. Kemi tre vite që e kërkojmë dhe e kemi paralajmëruar. Nesër nis mobindja civile kundër kreut të krimit të organizuar Edi Rama. Eshtë radha jonë. Në 3 vite në 7 protesta kombëtare të kërkojmë të drejtat tona themelore por nuk u trajtuan. Kërkuam zgjedhje të lira, na u përgjigjen me vjedhje të flamurit të partisë e arrestim” tha Berisha