Ballina Kulturë “Festivali i filmit të pavarur Idromeno”, Shkodra pret në edicionin e tretë...

“Festivali i filmit të pavarur Idromeno”, Shkodra pret në edicionin e tretë autorë vendas, rajoni dhe Evropa

5
0

Shkodra mirepret edicionin e tretë të “festivalit të filmit të pavarur Idromeno”.

Një festival, i cili vjen në këtë edicion me një sërë risish, por edhe me pjesmarrjen e autorëve nga jashtë vendit, të cilët janë bërë pjesë e festës së filmit në kryeqendrën e veriut.

Për organizatorët, edicioni i këtij viti premton surpriza.

“Ne tani jemi patent ndërkomëtare. Do të kemi të ftuar nga e gjithë bota.premtojmë një festival të jashtëzakonshëm. Nisi si një aventurë e vogël mes miqsh, tani jemi patentë.”, tha Sonela Pirani, organizatore.

 Këtë vit kemi patur 3 mijë aplikime për filma nga të gjjtha kontinetet e botës.  Kontinetet nga ku kanë ardhur më tepër filmat janë Europa, Azia dhe Amerika dhe jemi munduar që të bëjmë një përzgjedhje sa më të gjërë të filmave qe të kemi një panoramë globale. Meritat i merr Franceska Parodi që bashkë me skuadrën e seleksionimit të filmave që nga 3 mijë filma janë përzgjedhur 58.

Janë 26 orë screning në kinema dhe jemi shumë krenar për punën që kemi bërë”.

Programacioni do të jetë i larmishëm duke përfshirë disa zhanre.

“Idromeno Indipendent Film Festival” vjen edhe si një bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe do të zgjasë deri më 11 tetor.