Ballina Sport Guardiola është trajner unik! Ja çfarë bëri pas takimit me futbollistin kundërshtar

Guardiola është trajner unik! Ja çfarë bëri pas takimit me futbollistin kundërshtar

36
0

Pep Guardiola njihet si një trajner unik në futbollin botëror për dëshirën që ka për të përmirësuar lojtarët e tij.

Ndodh shpesh që pas ndeshjeve të skuadrave që ka drejtuar, ai ka kaluar sekondat pas vërshëllimës përfundimtare duke i folur ndonjë lojtari për të korrigjuar me shpejtësi ata që ai i vlerëson si gabime të tij. Por ajo që bëri dje pas fitores së Mançester Sitit me shifrat 3-2 ndaj Fullhem, është me të vërtetë unike.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, Guardiola hyri në fushën e lojës dhe iu drejtua jo një lojtari të tij, por Adama Traore të Fullhemit, ai takoi lojtarin spanjoll dhe menjëherë nisi t’i shpjegonte çfarë duhej të bënte në momente të veçanta.

Traore kishte humbur disa mundësi të mira para portës së Sitit në këtë ndeshje dhe Guardiola me sa duket po i shpjegonte se çfarë duhej të kishte bërë për të shënuar përballë skuadrës së tij, në një veprim që është padyshim shumë i pazakontë për çdo trajner në botë. Por jo për Pep Guardiolë.