Ballina Kosovë Haradinaj: Kurti synon që me “dhunë psikologjike” t’i detyrojë qytetarët ta njohin...

Haradinaj: Kurti synon që me “dhunë psikologjike” t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike

5
0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se mentaliteti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është i turpshëm dhe poshtërues.

Haradinaj ka thënë se Kurti me propagandë synon t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike.

“Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen?

Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel. I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit. Përnjëmend ky synon që me propagandën e “dhunës psikologjike” t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike”, ka thënë Haradinaj.