Ballina Aktualitet Punimet për ndërtimin e Teatrit të Ri, Veliaj: Vepër arti e arkitekturës...

Punimet për ndërtimin e Teatrit të Ri, Veliaj: Vepër arti e arkitekturës moderne

0
4

Ecuria e ndërtimit te Teatrit të Ri është inspektuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.  Ai vuri në dukje ritmin e mirë me të cilin po ecin punimet, por edhe cilësinë e ndërtimit.

“Kjo është një vepër e vërtetë arti! Pra, jo vetëm do të bëhet art brenda mureve, por vetë godina e Teatrit është një vepër arti, që do t’i mbesë qytetit për 100 vitet e ardhshme. Kur ajo kasollja që kishim zgjati për 80 vjet, imagjino kjo që po investohet për brezat e nipave dhe mbesave tanë. Është shumë e rëndësishme të bëjmë diçka me cilësi. Më vjen mirë që nuk kemi ceduar te cilësia, teksa shpejtojmë punimet. Ne presim që, deri në fund të tetorit apo fillimi i nëntorit, të kemi dalë në nivelin zero, që me hapjen e kohës, në pranverë, të punojmë pak më shumë në lartësi, në mënyrë që gjatë vitit tjetër të kemi përfunduar karabinanë”

Veliaj tha se projekti transformues mori vlerësime edhe nga aktorët shqiptarë, me të cilët inspektoi punimet disa ditë më parë. Ai shtoi se pavarësisht se kundërshtarët kanë zgjedhur të bëjnë betejë politike duke shkatërruar, mazhoranca vijon misionin e saj për të ndërtuar.

“Kjo punë kështu është ndarë: disa do djegin dhe do shkatërrojnë, disa do krijojnë dhe do ndërtojnë. Ne jemi te skuadra që krijon dhe ndërton, disa kanë zgjedhur një skuadër tjetër që shkatërron dhe djeg, por demokracia kjo është. Për sa kohë që po e bëjmë teatrin aty ku ishte, por më të bukur, më të madh dhe më të fortë seç ishte, jemi të larë me historinë dhe me besimin që na kanë dhënë qytetarët e këtij qyteti fantastik”,

Nëse punimet vazhdojnë me këto ritme, Teatri i Ri do të jetë i përfunduar për një vit bëri me dije kryebashkiaku Erion Veliaj.