Ballina Bota Sulm terrorist në një stacion autobusësh në Izrael, disa të plagosur. Ekzekutohet...

Sulm terrorist në një stacion autobusësh në Izrael, disa të plagosur. Ekzekutohet autori

5
0

Të paktën tre persona janë plagosur rëndë pas një sulmi terrorist në një stacion autobusësh në Be’er Sheva të Izraelit.

Nga raportimet e para thuhet se është ekzekutuar autori i sulmit.

Në pamjet e rënda të bëra publike, shihet i shtrirë trupi i pajetë i autorit.

Raportohet se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.