Ballina Politika 2 orë para protestës/ Paloka mesazh qytetarëve: Sot është dita që të...

2 orë para protestës/ Paloka mesazh qytetarëve: Sot është dita që të jenë në…

7
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka pak orë para protestës iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës. Paloka theksoi se kjo protestë është për qytetarët jo vetëm për opozitën.

“Sot është dita që të jenë në shtet të gjithë shqiptarët jo vetëm opozita.

Ata që ju shkatërruan shtëpitë dje, pensionistët, studentët, të jenë në shesh atyre që iu është shkatërruar biznesi dhe jeta, atyre që ju kanë ikur fëmijët. Janë mbi 1 milion shqiptar që kanë ikur jashtë.

Të jenë në shesh e gjithë shtresa e mesme, aq sa ka ngelur sepse ky kryeministër ka hapur një luftë që ditën e parë që ka ardhur kundër shtresës së mesmë për ta çuar edhe atë në nivelin e varfërisë, shpesh ja ka arritur me sukses.

Në atë shesh duhet të jenë edhe biznesmenët, që të gjithë paratë e tyre shkojnë vetëm tek 5 persona që janë të lidhur me Ramën.

Pa i marrë me radhë aty duhen të jenë edhe ata që nuk e kanë vuajtur në kurriz këtë pasojë, nuk duhet të presin sa tju vijë radha, do të jetë shumë vonë.

Me Ramën, këto forma tradicionale demokratike që janë përdorur nuk kanë qënë rruga e duhur, e ka provuar koha që Rama nuk reagon nëse ai nuk ndeshet me forcë. Rama madje sa më dobët t’i ketë njerëzit përpara aq më arrogant dhe më bullist bëhet me njerëzit”, tha Paloka.