Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, ishte i zemëruar në konferencë për shtyp pas ndeshjes së humbur 2-1 kundër Fiorentinës dhe këmbënguli që Christian Pulisic duhet të ekzekutonte goditjet e penalltisë për kuqezinjtë.
Milani pësoi një humbje 2-1 në Firence të dielën mbrëma, duke parë portierin toskan David De Gea që priti dy penallti. Ai mbrojti penalltinë e Theo Hernandez në pjesën e parë dhe Tammy Abraham në pjesën e dytë.
Lojtarët e Milanit vendosën të ndryshojnë ekzekutuesin e caktuar të goditjes së penalltisë, duke pasur parasysh se është Pulisic ai që zakonisht i godet ato.
“Sigurisht që jam i mërzitur që lojtarët ndryshuan ekzekutuesin e penalltisë. Christian Pulisic duhet të ekzekutojë penalltitë. Nuk duhet të ndodhë më kurrë, dhe u thashë lojtarëve”, ka thënë Fonseca.
Milani ndodhet në vendin e 6-të në tabelën e Serie A, me 11 pikë, pesë më poshtë liderit Napoli.
Ndeshja e tyre e radhës në ligë pas pushimit ndërkombëtar është kundër Udineses në San Siro më 19 tetor.