Ballina Politika Pazari Rama -Berisha nuk mbulohet me mashtrime nga mediat të financuara me...

Pazari Rama -Berisha nuk mbulohet me mashtrime nga mediat të financuara me para krimi dhe korrupsioni.

7
0

Përgënjeshtrim i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë

Sali Berisha dhe mediat e kontrolluara dhe financuara prej tij kanë përhapur sonte në mbremje një lajm të rremë sikur Lulzim Basha paska takuar Edi Ramën në spital.

Ka tre vjet që Sali Berisha shpërndan mashtrime e gënjeshtra të tilla.

Ai që merr leje ndërtimi për kulla nga Edi Rama është Sali Berisha.

Ai që bëri marrëveshje dhe bashkoi votat me Edi Ramën për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës dhe që la në ndjekje penale protestuesit e Partisë Demokratike është Sali Berisha.

Ai që i ka shitur zgjedhjet në tavolinë Edi Ramës që të marrë vulën e PD është Sali Berisha.

Ai që mbylli listat duke i falur të paktën 6 mandate në tavolinë Edi Ramës është Sali Berisha.

Pseudo revolucioni është thjesht dhe vetëm pjesë e pazarit për marrëveshjen e radhës për të kontrolluar SPAK DHE GJKKO.

Gënjeshtrave të Sali Berishës, mediave dhe analistëve të paguar prej tij me para të krimit dhe korrupsionit u ka dalë boja.

Sot çdo shqiptar e di që Sali Berisha e përdor PD dhe anëtarët e PD vetëm si mburojë për hallet e tij dhe milionat e përfituara në kurriz të demokratëve.

Asnjë gënjeshtër nuk e shpëton dot Sali Berishën nga e vërteta e madhe: për veten dhe pasurinë e tij dhe familjes së tij, ai i ka shitur demokratët dhe Partinë Demokratike te Edi Rama, ortaku dhe bashkëfajtori i tij në korrupsion dhe minim të demokracisë dhe drejtësisë.