Ballina Kulturë Primo Shllaku me pllakë në Prizren! Nderohet shkrimtari!

Primo Shllaku me pllakë në Prizren! Nderohet shkrimtari!

0
5

Është bërë vendosja e pllakës së parë në nderim të krijuesit nga Shkodra, prof. Primo Shllaku, si nji personalitet i rëndësishëm dhe me peshë të veçantë në sferat e letërsisë, të gjuhës, të kulturës dhe të artit në përgjithësi dhe si laureat i edicionit të 1-rë të festivalit të poezisë «RESPOETICA» në Prizren.

Primo Shllaku njihet për kontributet e tij në lëmin e letërsisë me “Lule Nate” dhe në fushën e romanistikës por dhe mësimdhënies.

Ai mbetet nga të paktët intelektualë shqiptarë, autentikë e të ndershëm të panjollosur që japin kontribut për letërsinë dhe vetëm atë.

Nga një familje me traditë si Gjon apo Lec Shllaku Primoja është prej atyre burra të mirë që flasin pak dhe lënë veprën e tyre të flasë.