Ballina Bota “Dëmton rëndë shëndetin e fëmijëve”, 13 shtete amerikane hedhin në gjyq TikTok-un

“Dëmton rëndë shëndetin e fëmijëve”, 13 shtete amerikane hedhin në gjyq TikTok-un

41
0

13 shtete amerikane dhe Distrikti i Kolumbias, ku ndodhet kryeqyteti Uashington, kanë hedhur në gjyq median sociale TikTok, pasi e akuzojnë se po dëmton shëndetin mendor të fëmijëve pasi e kanë ndërtuar platformën për t’i bërë ata të varur nga përdorimi i saj.

Në qendër të padisë është algoritmi i TikTok-ut, që vendos se çfarë do të shohin përdoruesit në platformë duke mbushur faqen kryesore (For You feed) me materiale të posaçme sipas interesave të të tyre.

Në padi theksohet se algoritmi është i tillë që i bën fëmijët të varur ndaj platformës duke i mbajtur në celular pafundësisht e duke i mbytur me njoftime kur ata kanë dalë nga aplikacioni.

Sipas prokurorit të përgjithshëm të Distriktit të Kolumbias, TikTok ka vepruar në këtë mënyrë edhe pse e dinte se kjo sjellje do t’u shkaktonte të rinjve dëme të mëdha psikologjike dhe fiziologjike, si ankth e depresion.

TikTok është vënë në shënjestër edhe nga qeveria federale amerikane. Media sociale do të bllokohet në Shtetet e Bashkuara në mesin e janarin të vitit të ardhshëm, nëse kompania nënë, ByteDance, me seli qendrore në Kinë, nuk e shet TikTok-un.