Ballina Kronika Helmimi i 170 personave në Dibër/ Dyshimet e para te uji i...

Helmimi i 170 personave në Dibër/ Dyshimet e para te uji i pijshëm, priten rezultatet e analizave

6
0

Detaje të reja kanë dalë nga helmimi i rreth 170 personave në Dibër, mes tyre dhe të mitur.

Mësohet se prej rreth 100 pacientë ndodhen në pediatri dhe 70 në urgjencën e spitalit Rajonal të Dibrës, pasi janë paraqitur me simptoma të lehta (kryesisht të vjella).

Fakti që pacientët vinin nga fshatrat e Njësive Administrative Kastriot, Arras dhe Fushë Çidhën, të cilët furnizohen nga ujësjellësi i Saponikës, bëri që dyshimet e para të bien mbi ujin e pijshëm.

Ka dyshime edhe mbibpërdorimin e tepërt të klorit, pas rënies së shiut të ditëve të fundit.

NJVKSH konfirmojnë rastin dhe shprehen se kanë marrë mostrat e ujit për t’i analizuar, por sa i përket ndotjes mikrobike nuk ka probleme, ndërsa analiza bakterologjike është nisur për Tiranë dhe pritet të dalë ditën e nesërme.

Prefekti i Qarkut Dibër ka mbledhur drejtuesit e institucioneve në varësi për të analizuar situatën. Ndërsa, Drejtoria e Policisë në bashkëpunim me prokurorinë ka nisur hetimet për këtë rast.