Ballina Politika Protesta e opozitës, Drejtori i Kabinetit të Kryetarit të PD-së: PS dikur...

Protesta e opozitës, Drejtori i Kabinetit të Kryetarit të PD-së: PS dikur me të drejtë apo pa të drejtë ka hedhur akuza

8
0

I ftuar në një studio televizive, Drejtori i Kabinetit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Akil Kraja u shpreh se nëse do të ketë qeveri teknike do të fitojnë të gjithë.

Gjithashtu Kraja tha se opozitat e partive të vogla duhet të jenë të parat që të kërkojnë një qeveri teknike ku mundëson garën e barabartë.

Mendoj që në këtë radhë fitues janë të gjithë, qeveria teknike është një garanci edhe për opozitat e nesërme, rikujtojmë që edhe PS dikur me të drejtë apo pa të drejtë ka akuzuar ndonjë qytet apo komunë që votat i visheshin dhe është një tradite ende e pa konsoliduar kjo e votës së lirë dhe një demokraci edhe performante, numërimin në veçanti  të votave ne po presim ditë dhe javë ndërkohë qe Kosova e bën për 24 orë.

Qeveria teknike është pikërisht një emancipim për të paraprirë këtë fenomen i cili fatkeqësisht konsiston në emërtimin shit-blerje votash. Qeveria teknike do të ishte një ndryshim kushtetues i mirë për opozitat shqiptare afatgjatë, fitojnë të gjithë. Opozitat e partive të vogla duhet të jenë të parat që të kërkojnë një qeveri teknike ku mundëson garën e barabartë”, u shpreh Kraja.