Ballina Politika Sali Berisha më mirë si mjek apo si politikan? Ja si përgjigjet...

Sali Berisha më mirë si mjek apo si politikan? Ja si përgjigjet studenti i tij dhe ish deputeti i PS

9
0

Para viteve 90-të Doktor Ylli Ziçishti dhe Sali Berisha ndanin auditoret e mjekësisë, i pari student dhe i dyti pedagog, e më pas u bënë kolegë në spital.

Por pas viteve 90-të Ziçishti dhe Berisha përgjatë periudhës 2013-2017-të ishin përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë politikë.

I ftuar në një emision televiziv Doktor Ziçishti ka rrëfyer marrëdhëniet e tij me Sali Berishën.

I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse Berisha ishte më i mirë si mjek apo si politika, Ziçishti duke qeshur ka thënë se gjithmonë si mjek.

Pjesë nga biseda:

Ziçishti: Saliun unë kam njohur që në Fakultet, na ka dhënë Fizioterapi. Saliun e kisha edhe mësues kujdestar. Saliu ishte njeri studioz. Ne që e shihnim, Saliu shkonte i pari dhe dilte i fundit nga salla e studimit. Ne kishim repsekt. Në punë ishim bashkë, ishte më ndryshe nga të tjerët, kishte kokën e vet. Por para shefave tanë nuk vinim njeri. Para Petrit Gaçesh nuk vinim njeri.

Borakaj: Berisha ishte më mirë si mjek, apo si politikan?

Ziçishti: Si mjek, ça politikan.

Borakaj: Ju tha gjë kur ju pa si politikan në 2013-ën?

Ziçishti: Vetëm mua më takonte.