Ballina Aktualitet Seanca për gjykimin e administrimit të parkimëve dhe tarifave të shërbimit nga...

Seanca për gjykimin e administrimit të parkimëve dhe tarifave të shërbimit nga Bashkia e Durrësit shtyhet me 29 tetor. E djathta akuza Sakos: Po favorizon njerëz të familjes të lidhur me ndërtues anonimë me “shkes” Ergys Agasin

3
0

Prej muajësh një vendim i Këshillit Bashkiak Durrës ka përfunduar në dyert e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, depozituar nga disa këshilltarë të këtij këshilli. Vendimi në fjalë ka të bëjë me përcaktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë  dhe sheshe në territorin e bashkisë Durrës. I futur në diskutim vetëm në një hark kohorë brenda tre katër ditëve, si diskutim me grupe interesi, duke shfrytëzuar edhe  shumicën e votave jo vetëm nuk është konsultuar me qytetarët, por ka kaluar me hije të rënda dyshimi, duke ju shtuar listës së atyre vendimëve që kur kanë të bëjnë me shërbime dhe tarifa që rëndojnë mbi qytetarët, më pas ju del një bashkëpunim i drejtuesve të bashkisë  me të afërm të tyre pse deri në përzierje të ndërtuesve apo pronarëve të firmave anonim që thjeshtë do ndajnë paratë.

I parë në dukje, si një vendim i rëndomtë dhe mënyra se është marrë i tillë është, por ligji detyron për të tilla vendime në Rregulloren e Funksionimit të Këshillit të Bashkisë Durrës, Neni 131, i cili i kushtohet të drejtave të qytetarëve për pjesëmarrje në qeverisjen bashkiake në pikën 1 citon “Këshilli Bashkiak është i detyruar të garantojë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes, nëpërmjet seancave të këshillimit me bashkësinë apo pjesëmarrjes direkte të bashkësisë në hartimin e dokumenteve të politikave dhe projektakteve”.

Imagjinoni një qytet që ky vendim i prek edhe zona turizmi konsulencën e ka pasur për katër ditë me grupe interesi, madje disa edhe me rrjete sociale që shumica i kanë bërë ‘like” pa e ditur çfarë kërkohej.

Ky është një projekt që i prek të gjithë qytetarët dhe konsultimi duhet të jetë i shtrirë në kohë. Nuk ka arsye gjithë kjo ngutje. Dhe kjo sa herë kur bëhet fjalë që qytetarët të marrin shërbime me pagesë, projektet ecin me shpejtësi të madhe e në kohë të kufizuar.

Me fuqinë e argumentave dhe kërkesën e zbatimit të ligjit gjithçka ka përfunduar te kartonat e shumicës për të dalë më pas te gojët e “liga”, që njerëz të afërt të familjes së kryebashkiakes që janë të lidhur me ndërtues që i mbron “shkesi politik” Ergys Agasi, janë të implikuar në këtë vendimarrje, ku fitimi jo vetëm do të jetë kolosal, por menaxhimi i tij do të bëhet nga faturat e xhepit të kryebashkiakes dhe të buxhetit.

E gjithë kjo histori nisi me 23 maj të këtij viti, 2024 me hije skandali

“Në datën 23 maj 2024, jemi njoftuar nëpërmjet postës elektronike e-mail, se pas katër ditësh, konkretisht më dt 27 maj ora 14:00 do të mbahej konsultimi me komunitetin në lidhje me përcaktimin e zonave të administrimit të parkimit dhe tarifave të shërbimit në territorin e Bashkisë Durrës, – janë shprehur këshilltarë për Bulevard.

Ngutja e dy Anë-ve, Sakos dhe kreut të këshillit Bashkiak që duket sikur shkon për të marrë serum dhe jo vendime aty, ka qenë jo vetëm në shkelje të ligjit, por edhe ka lënë shumë hije dyshimi. Fillimisht është kërkuar nga këshilltarët që të shtyhej kjo pikë e rendit të ditës pasi nuk ishte në emergjencë dhe të merrej më shumë mendimi i grupëve të interest.

U kërkua që përpara se të aplikohet pagesa për parkimet duhen gjendur alternativat se si qytetaret te minimizojne përdorimin e mjeteve dhe kjo vjen përmes një transporti publik urban dhe interurban efiçent dhe jo vetëm. Po ashtu u kërkua nga ata që e kundërshtuan të behej nje pasqyre e qartë e sa parkimeve nën objektet shumëkateshe nuk jane në perdorim dhe të ndiqet nga ana e saj ushtrimi i kompetencave që të behen aksesibel.

Po ashtu u kërkua shpjegim se përse në degjeses publike të datës 27 maj 2024, ne ate relacion ishte kerkuar qe nga dt 1 qershor deri ne 30 shtator parkimet do jene me pagese nga e hena deri te premten dhe ne relacionin e paraqitur ne mbledhjen e keshillit bashkiak te dt 25 qershor ku dhe u miratua me votat e maxhorances shkruhej qe parkimet do jene me pagese nga e hena deri te dielen per periudhen në fjalë.

Kuptohet arrogance ka bërë të sajën dhe me ndihmën e kartonave është miratuar.

Po ashtu edhe pas miratimit në këshillin bashkiak, një grup këshilltarësh i kërkoi Prefektit, Emiljan Jani , që të mos e firmoste (Ai ka firmos edhe me marrë televizorin e shtabit të PS në lagje) gjë e cila nuk është bërë. Kjo falë lidhjeve të turpshme dhe nepotike, ku nënkryetari i Bashkisë është nipi i prefektit, a thua se u shua PS. Por jo vetëm kaq. Prefekti që e ka trendin për nga tregu fshatar për ndonjë pazar nuk i kanë bërë përshtypje këta rrugë. Ai është në botën e vet politike dhe i mjafton zyra për të vulosur çdo shkresë që shkon aty. Madje shpesh edhe më të rënda.

Banorët që i kanë banesat në këto rrugë, do t’u duhet të parkojnë mjetet o në rrugët brenda lagjes si rezident ose do paguajnë tarifën si qytetar të një qyteti tjetër apo si turist.

Rrugët e destinuara për parkim në rrugë me pagesë 100 lekë ora ose me kursin e këmbimit sot 1€ në orë.

  1. Rruga “Taulantia”
  2. Rruga e “Currilave”
  3. Bulevardi “Epidamn”
  4. Bulevardi “Dyrrah”
  5. Rruga “Egnatia”
  6. Rruga “Mars 91”
  7. Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 1)
  8. Rruga e “Dëshmorëve”
  9. Rruga “Adria”
  10. Rruga “Pavarsia”
  11. Rruga “Hafiz Pogdorica

Rrugët e konsideruara si zona B, në parkimet e tyre do të paguhen 40 lekë të reja në orë.

1.Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 2)

  1. Rruga “Mujo Ulqinaku”
  2. Rruga “Stefan Kaculini” dhe rruga “Glaukia”
  3. Rruga “Hysen Kërtusha

Kalimi i çeshtjes në gjykatë nuk është se do të ndryshojë ndonjë gjë. Nga një përllogaritje e thjeshtë e ekspertëve që e njohin mirë këtë sektor fitimi është marramendës dhe “i pastër”. Aq më shumë duke shtuar edhe hijet e dyshimit për një vendim që është marrë për interesa familjare dhe bashkëpunimi me njerëz afër pushtetit. Gjykata, e cila sot do të jetë në një senacë përgatitore, pa e paragjykuar duhet të marrë parasysh edhe njerëzit e lidhur me interest e këtij vendimi. Nuk është çudi që Gjykata në fjalë t’i bashkohet të gjithë këtij karvani që në fund të fundit do të mbushë xhepat e tyre për ti zbrazuar ca vite më vonë siç po ndodh, por ama duke rënduar mbi qytetarët jo vetëm si taksë por edhe duke mos i shërbyer qytetit.