Ballina Aktualitet TURPI/ Luan Zaza merr leje si punonjës i pastrehë i bashkisë në...

TURPI/ Luan Zaza merr leje si punonjës i pastrehë i bashkisë në pallat 7 katësh në Lagjen 1, pallati i del dhjetë katësh në Lagjen 6 si kryetarë i PS

1
0

Luan Zaza, kryetari më idiot politik i PS që ka njohur ndonjëherë Durrësi (Nuk del në konferencë shtypi se ngatërron numrin e antarësisë me atë të varrezave)  që e shfrytëzojnë klanet mafioze që u shërben me nepotizmin dhe frikën e skandalëve, qe i ka krijuar edhe me punësimet pa asnjë kriter të dhjetra familjarëve dhe të afërmëve, duket se ka qenë i tillë edhe kur është keqpërdorur më parë nga pushteti. Njeriu që gjatë gjithë karrierës së tij është marrë me puseta dhe varreza, tashmë po drejton partinë që një zot e di si do ta ketë fatin, në të parën apo të dytin. Në numrin e kaluar gazeta bulevard e cila disponon tashmë një dosje marramendese ku përfshihen lejet e ndërtimit të dhënë nga një ish kryebashkiak që shkatërroi Durrësin dhe u bë turpi i menaxhimit politik duke mbetur në histori le lejet e ndërtimit si synetlliqe pushtetarësh, nisi publikimin e dosjes që për fat të keq prokuroria po pret sa ta depozitojmë ne, se vetë nuk e di pasi ka edhe një konflikt të “vogël” interesi.

Luan Zaza i cili i ka prirë një grupi të “pastrehësh” në bashki si punonjës, tre prej tyre nuk kanë punuar në bashki dhe rezultojnë nga dokumentacioni i kohës me një status falso të statusit të pastrehut.

Në vijim të asaj që kemi shkruar një numër më parë, pasi është një dosje skandaloze që do të vazhdojë gjatë ka si vazhdimsi një sërë pyetjesh që janë më shumë retorike.

A lejonte ligji në vitin 2001 që punonjësit e Bashkisë Durrës vetëm për shkak të qënit punonjës të saj ( disa nuk janë) të përfitojnë statutin “të pastrehë”. Nga dokumentacioni në dispozicion të redaksisë rezulton që një fakt i tillë ka ndodhur. Në vitin 2001 KRRT e Bashkisë Durrës ka marrë vendimin numër 2, datë 04.04.2001, sipas të cilit 7 (shtatë) punonjëve të Bashkisë u është njohur e drejta të trajtoheshin si të pastrehë dhe mundësia për të ndërtuar një ndërtesë 7 kate në një truall publik me sipërfaqe 350 metra katrorë të ndodhur në lagjen numër 1. Praktikisht është dhënë një leje ndërtimi një kat për çdo person të pastrehë, kuptohet që kjo sipërfaqe nuk ka asnjë lidhje me nevojën që një familje e konsideruar si “e pastrehë” kishte dhe ka për sipërfaqe banimi. Nga dokumenti i sipërcituar rrjedhin natyrshëm disa pyetje: Si përfitohej në vitin 2001 statusi “i pastrehë”?, A mund të jepej një truall publik si truall për një ndërtim jo publik ose privat? A është ndërtuar objekti prej 7 katesh apo është shndërruar në një objekt prej 10 katesh? A është ndërtuar objekti në lagjen 1 apo në lagjen 6? Cfarë ka ndodhur me truallin publik të lagjes 1? Sa pjesë të pallatit kanë marrë 7 punonjësit e Bashkisë të njohur si “të pastrehë” nga kjo e fundit? Cfarë ka ndodhur me pjesët e tjera të cilat nuk u janë dhënë këtyre punonjësve? GJithçka do zbardhet. Asnjë varr nuk mund të mbyllë të vërtetën përgjithnjë./vazhdon/ Gazeta bulevard