Ballina Lifestyle Victoria Beckham duket tejet atraktive në xhirimet e fundit

Victoria Beckham duket tejet atraktive në xhirimet e fundit

12
0

Victoria Beckham tregoi figurën e saj të mrekullueshme me një kostum të zi, për të ndarë pjesë nga xhirimet e saj të fundit të parfumit.

Duke festuar lançimin e aromës së saj të re “Reverie”, stilistja, 50 vjeçe, mahniti në imazhet e prapaskenës që binte në sy.

Duke marrë një pozë joshëse gjatë xhirimit, Victoria i ka shkruar postimit: “Më pëlqen të punoj me Steven Klein, më pëlqen se si ai fotografon gratë – për mua, ai i bën gratë të duken si superheronj”, shkruan DailyMail.

“21:50 Rêverie përfaqëson një moment të thellë ndryshimi në jetën time në vitin 2001, dhe ai ka arritur ta kapë atë ndjenjë në mënyrë perfekte.”

Victoria kishte postuar më parë një klip nga prapaskenat përpara publikimit të aromës së saj të katërt.

Në klipin “e egër”, ajo shkoi pa sytjena dhe pa të brendshme, ndërsa tregoi dekoltenë e saj për xhirimin.

Promoja e guximshme erdhi disa orë pasi klani Beckham iu bashkua prindërve të tyre për darkë në restorantin e mrekullueshëm me yje Michelin Dorian në Notting Hill të Londrës të mërkurën, për të festuar debutimin e djalit Romeos në pasarelë mes përpjekjeve të tij në modë.