Xhaxhi militanti i cili tani që ka freskuar koha vjen edhe më shpesh në redaksi na ka treguar një sekret se si po funksionon politika. Si ish oficer në ish zonën e parë operative, ai po shfrytëzon edhe emra të mëdhenj të kësaj zone nga politike dhe media po edhe nga rrjetet sociale.
-Tani që dolët edhe me gazetë do tu them edhe një gjë. Sulmet do ti keni më të mëdha. I dëgjova vetë. Fillojë prapë ky thanë. Se me telefon nuk i bën përshtypje atyre, ke gazeta duan pak kohë ta lexojnë po nejse. Lajmi parë është se Edi e ka të sigurtë edhe një mandat. Ja ka thënë vetë Saliu. Po nuk më qite nga burgu çe dua mandatin unë, i ka thënë? Ata më duan tani se janë në opozitë, po nëse marrin pushtet ata, o nëne o nëne…
Edi i ka thënë se nuk duhet të bëjë shumë gjullurdi. Ja sa të hedhin ndonjë Molotov ata, këta ca tymuse dhe në fund një përshëndetje për fitoren. Pak a shumë i ka thënë bëni atë që bëtë ke selia PD!
“Po nuk është kaq e lehtë kjo punë. Ja paska dhjerë keq doktori. Ore pallosh pse unë do ti jap katër mandate ty? Po ti vetë çfarë bën që çdo mëngjes më nxjerr ca prroj e ca shezlone dhe e ke bërë Shqipërinë kopsht me lule! E di ti kush e bëri një herë kopsht me lule. I vogël ke qenë po i mban mend. Tani dëgjo Ed! Do të dërgoj një kartolinë me një tekst të shkurtër nga pas, po mos e ndrysho. Mos e ndrysho se do ta kesh më keq. Mos ta marrin vesh që ua ke dërguar të gjithëve. Vetëm ti thuaj secilit… se kështu i ke bërë të dhjesin gjak më keq se unë ti. I njoh mirë disa se kanë qenë edhe kur kam qenë unë në pushtet, po nuk e durojnë dot opozitën. Nuk durojnë dot mitingje. Thjeshtë duan zyra. As presionin nuk e mbajnë…nuk janë si ne të dy. E kam menduar gjatë se kjo është skema nr 2. Sa më shumë të shahemi ne aq më shumë do të na besojnë. Ta qajë hallin se t’i ke dhe problemin e listave. Vetë të hëngri ty, jo po akademia , jo po rinia, jo po vizioni…o burrë…unë një herë formova “Kopin” dhe gjeta “gopin”, ti, do akademi ti.
Pastaj çfarë të duhet që e lëshon llapën aq shumë. Ma mirë më shajë mua. Mos u merr me numra ti se gabon. Çfarë të duhen tye 100 deputetë. Nuk e mban mend si ma futën mua. Më fitoi edhe Genci në Përmet, po edhe sa qorra të tjerë. Po çfarë kujton ti se nuk ke qorra në parti? Le që ti një mut nuk ke as parti. Ty të kanë frikë se i mban me lekë se sa ikin çfarë nuk të thonë. Ti e ke partinë ma blozë se unë. Katër nga ata që ke në Durrës erdhen të hynin deputetë te unë në fillim, po ja di për nder Tritanit se dy i kishte pasur studentë në mjeksi.
Do të them një gja edhe për ta ditur si kulturë po edhe për të nxjerrë mesim. Ti the do të fitojë 100 deputetë, mu dridhen këmbët. Mu kujtuan ata vitet kur unë i thashë se në 1996 do ti fitojmë ne të gjithë. Asnjë ata. Sa keq që janë bërë këta të mitë kur mbushën kutitë. Po këta as ti mbushnin nuk dinin. Se për të qenë të sinqertë atëherë i mbushnin idealistët, njerëz injorantë, ndërsa sot I mbush mafia e ndërtimit, inceratorëve, dajaku i policisë dhe spiunët që u gjetur një emër të bukur për hir së vërtetës. Ja kam thënë edhe të mijve, për emra je i vetmi. Nejse morëm 112 ne. I thashë mblidheni veten se nuk ka ndodhur hataja. Zgjedhjet tjera i rikuperojmë edhe ata 28 që nuk i morëm.
U hodh një nga ata analistët që është me ty sot. Mirë e ka doktorri tha. Ata ti mbledhësh bashkë një furgon 28 vendësh duan…autobus i vogël në fakt. Çfarë të na bëjnë ata ne?
Plasi duartrokitje e madhe. E madhe fare. Filluan atë këngën time…ku po shkon moj lulja pishës… etj. Se ty të bëjnë këngë sa herë hap nëj tunel që e dijnë që do shembet pas ca ditësh.
Edhe sot vras mendjen Ed! Si ashtë e mundur me t’u mbush sheshet ashtu. Si është e mundur Ed që 28 deputetë mblidhnin ka 28 mijë vetë….ti po e shef sa po mbledhin këta të mijtë. Nejse mos ki maninë me marrë 100. Do të ngatërrohen të tujtë. Ke për të më kujtuar po nuk kam për të ndihmuar dot. Tashti siç edhe e lamë bashkë. Do të dërgoj me zarf të mbyllur një kartolinë. E kam zmadhuar shumë. T’i kam shkruar çfarë t’u thuash. Unë ta kam dërguar për pushimet e veres kur talle lesht me shezlone, me demek, se për vit ri do të kemi kartolinë tjetër.
Ky asht teksti i plotë
Edvin krimi! Edvin hajduti! Edvin mafiozi! Edvin pengmarrësi! Edvin vrasësi! Edvin Surreli! Edvin i rilindjes që po varfëron shqiptarët! Edvin që i ke ditët e numëruara! Edvin që të kanë marrë peng klanet mafioze! Edvin që bllokove integrimin e këtij vendi, që ta lashë gati siç di unë me i lanë gjërat! Edvin që mikun ma të ngushtë ke Sandrin e Serbisë. Edvin tradhëtari se unë thyeva embargo me i thanë naftë, po ti i jep puthje nëpër të gjitha kancelartitë diplomatike! Edvin mblidh veten se po të mblidhet laku. Ti nuk mund t’i marrësh peng shqiptarët me ministrat tuaj, që njërit i thua veshllapush e tjetrit kokrra …nejse! Edvin Inceratori. Edvin tuneli! Edvin që sa herë e shef keq fut nga nji brenda vetë! Mlidhe veten! I thuaj atyre të rrijnë urtë, se një zot e di çfarë do të ndodhë! I thuaj atyre deputetëve që i mbledh me një fishkëllim se me nji i mblidhthasha edhe unë po ti nuk di të fishkellesh. Të rrijnë urtë se e dijnë mirë si kanë ardhur aty. Gjysma nuk dinin të flisnin në fillim. Cereku nuk di as të lexojë ato që i shkruan ti me patrozhonistët tuaj, se çereku tjetër vjen vetëm për të ngritur kartonin. I thuaj atyre drejtorëve që i grive duke i çuar nëpër prokurori apo SPAK se gjysma kanë qenë te unë e nuk kam me i fal kurrë. I thuaj se nuk jeni pinjollët e atyre që kanë vrarë para 1990, po jeni pinjollët e atyre që sapo morët pushtet në demokraci keni lidhje me të vrarë për gjobat dhe lidhjet me krimin. Edhe për shezlonët të kanë gënjyer. Numëronin edhe ata të familjes, shokëve dhe dashnorëve si turistë! Po ta fusin dhe këto janë shenjat që ikën nga pushteti.
Po ta dërgoj këtë kartolinë ti kaloni këto pushime sa më mirë. Për vit të ri do mundohem të çojë një tjetër. I thuaj jo vetëm të vjedhin po edhe të punojnë se nuk do të rri mitingjeve unë për të qeverisur ju. Jepua secilit vetë dhe thuaj kështu është opozita dhe kështu është pushteti.