Ballina Kronika E rëndë në Vlorë, dhunohet barbarisht polici bashkiak, përfundon në spital në...

E rëndë në Vlorë, dhunohet barbarisht polici bashkiak, përfundon në spital në gjendje të rëndë

6
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar së fundmi në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një polic bashkiak është dhunuar barbarisht.

Sipas informacioneve paraprake, polici me inicialet B.J. ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavijonin e kirurgjisë.

Në lidhje me këtë incident të dhunshëm, deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet përkatëse. Policia e Vlorës është duke zhvilluar hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.