Ballina Kosovë Simiç: Me pëlqimin e Radoiçiçit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiç: Me pëlqimin e Radoiçiçit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

4
0

Përfaqësuesi i Listës Serbe, Sllavko Simiç, pas publikimit të komunikimeve të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radojçiçin, ka konfirmuar bashkëpunimin mes tyre.

Sipas Simiqit, kryekrimineli Radojçiç i kishte dhënë udhëzime për të mbështetur disa nisma ligjore të kërkuara nga Kusari-Lila, përfshirë ligjin për pagën minimale dhe emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne si grup parlamentar kemi votuar pro ligjit për pagën minimale dhe kemi mbështetur emërimin e gjyqtarëve me udhëzim nga Radojçiç, të cilat na i kërkoi Mimoza Kusari-Lila,” ka deklaruar Simiç për Debat Plus, duke shtuar se komunikimet mes tij dhe shefes së deputetëve të VV-së kanë vazhduar edhe pas qershorit.

Kusari-Lila pas publikimit të përgjimeve, ka theksuar se kishte nxjerrë nga zyra Simiqin, por ky i fundit e ka mohuar këtë.

“Sa i përket pyetjeve tuaja, unë kam dhënë përgjigjet në njoftimin tim që ia kam dërguar mediave për herë të parë kur doli në publik aferën “Zdravo” në Kosovë. Ajo që mund të shtoj është se Mimoza Kusari nuk më ka nxjerrë kurrë nga zyra e saj, as atëherë në muajin qershor, dhe unë kam prova se kemi qenë në kontakt edhe pas kësaj. Sa i përket kërkesave që kemi pasur, dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, z. Radoiçiç i tha Mimozës që t’ia përcjellë shefit të saj, më mirë është të kontaktoni atë, ndoshta ndonjëherë do të jeni në pozita ta merrni një përgjigje për këtë pyetje, ose do ta merrni nga ai. Unë e di se si grup parlamentar kishim udhëzim dhe miratim nga Radoiçiq për të mbështetur ligjin për pagën minimale, që ne si grup parlamentar e bëmë dhe votuam PRO ligjit për pagën minimale në muajin qershor, dhe kishim udhëzim nga Radoiçiç që të mbështesim zgjedhjen e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese që na e kërkoi Mimoza”, thuhet në deklarimin e Simiçit.