Ballina Politika Spahiu: Protesta e PD ishte qesharake si tifozat e Partizanit dhe Tiranës,...

Spahiu: Protesta e PD ishte qesharake si tifozat e Partizanit dhe Tiranës, me djegie pemësh, thyerje xhamash dhe fishekzjarrë

6
0

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi aktet e dhunës në protestën e PD-së të hënën. Sipas tij hedhjet e fishekzjarreve dhe thyerja e xhamava ngjason me veprimet e ultrasve të futbollit pas një ndeshje derbi, si ajo mes Tiranës dhe Partizanit. Për të ato veprime nuk kanë lidhje me veprime politike të një partie që shpall si aksion mosbindjen civile.

‘Me një fjali: Kur popullit i rrit pritshmëri vjen një zhgënjim. Erdhi në radhë të parë tek elektorati. Prisnin protestën më gjigande në histori, që do rrëzonte regjimin. Në fakt ajo ishte protesta më e vogël, më e dobët, më e paorganizuar, më e dështuara në historinë e protestave të demokratëve. Ajo i përngjan reagimit pas ndeshjeve të grupimeve të ultrasve të Partizanit apo Tiranës.

Që djegin pemë, thyejnë xhama apo godasin me fishekzjarrë. Nuk ka fare lidhje me konceptin politik të mosbindjes civile. Do të thotë të mos njohësh institucionet. Ka ndodhur në vitin 1991, gjithë Shqipëria u fut në grevë. Ka ndodhur dhe në 97 ku e rrëzuan me dhunë pushtetin. Të dalin 3 mijë persona të bëjnë xhiro të përdorin fishekzjarrë, nuk ka lidhje me institucionet që ishin të mbyllura. Gjithë administrata dhe drejtuesit ishin në shtëpi duke parë shou. Ose ishte një teatër dhe lojë, por në thelb i kanë hapur krahun kundërshtarit.’/Shqiptarja.com