Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 48-vjeçar pasi i është gjetur në banesë një sasi prej 2.4 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa të cilën e mbante me qëllim shitjen.
Në kuadër të operacionin antidrogë të koduar “Tempulli”, është vënë në pranga shtetasi V. B., 48 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Krahës.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Memaliajt.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.