Ish gardisti Paro Laci në një intervistë për një emision televiziv flet për një skenar të mirëfilltë të thurrur sipas tij nga Sali Berisha për vrasjen e Ilir Metës. Madje tregon se kush do e merrte përsipër vrasjen dhe se Sali Berisha ishte përgatitur të hapte dhe një shishe shampanjë
Sali Berisha ka shkuar të flinte në Sofi hotel, që të ishte larg ngjarjes ku të hapte shishen e shampanjës për vrasjen e Ilir Metës.
Sepse Ilir Meta do të vritej me urdhër të Sali Berishës atë ditë,por sic duket ngaqë ishte kryeministër i Shqipërisë, kishte informacion. Konsullja,. Zana, i ka cuar informacion Shqipërisë se janë përgatitur një grup. E gazetat shkruan atëherë se Brukseli i dytë do të bëhej në Londër” thotë Paro Laçi.
Nëse ne do të mundoheshim ta realizonim Ilir Meta do të vritej në Bruksel,e dinë të gjithë bashkëatdhetarët tanë. Vrasjen do e mbante Sali Lusha për arsyen se Ilir Meta ka dhënë urdhër për vrasjen e vëllait të tij, që sot është Heroi i Demokracisë. I vrarë më 28 nëntor, ditën e flamurit. Ky ka qenë plani i mirëkurdisur i Sali Berishës. Të flasë vetë ambasadori Artur Kuke si kemi bllokuar. Ka ndodhur vetëm një rast në Bruksel që delegacionet ndalohen nga persona të mirëorganizuar nga Sali Berisha. E di Sali Berisha shumë mirë si na organizoi. Na solli makina të fuqishme tip i fundit. Nga kush i pruri, si erdhën. Sali Berisha të cohet e të flasë për hotelet që kam paguar” thotë Paro Laci.
Ish gardisti i Sali Berishës në intervistën për një intervistë televizive, kujton ish kryeministrit se ka qenë ai që i ka paguar hotelet e dreka e darka.
Kam dhe një mesazh për Sali Berishën I cili ka thënë se Laçi paguante gjeneralët. Po Laçi paguante hotelet e Sali Berishës. Paguante kartën e telefonit roaming. Më ka ardhur fatura 4 mijë euro. Sali Berisha ka biseduar me kartën time. Kam paguar hotelet në Francë. Kam shtruar dreka e darka. Kam pagu dreka e darka në Bruksel. Kam paguar hotelet kudo që lëvizte zotëria e tij. Po ato i ka paguar zoti Laçi” thotë ai.