Ballina Kronika E plagosi fqinji me thikë, përfundon te “Trauma” 37-vjeçari nga Pogradeci

E plagosi fqinji me thikë, përfundon te “Trauma” 37-vjeçari nga Pogradeci

5
0

Një sherr i ndodhur gjatë mesnatës në lagjen nr. 4 të Pogradecit ka përfunduar me plagosjen me thikë të 37-vjeçarit Olgert Vesho, nga fqinji i tij Ilir Topçiu.

49-vjeçari, i cili ka precedentë të mëparshëm penal për krime kundër personit ka goditur me thikë fqinjin e tij për një konflikt të çastit dhe është arrestuar më pas në flagrancë nga policia.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas njoftimit të marrë se në lagjen nr. 4  Pogradec, pas mesnate, po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi: I. T., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas ka precedent të mëparshëm, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.  Shtetasi I. T. dyshohet se gjatë një konfliktit të çastit për motive të dobëta, me shtetasin O. V., 37 vjeç, banues në Pogradec, e ka plagosur atë, me mjet prerës (thikë)”, sqaron policia.

37-vjeçari i plagosur po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq është sekuestruar nga efektivët thika që dyshohet se 49-vjeçari ka përdorur për të plagosur Veshon.