Ballina Kosovë “Është Kurti që e komandon Kusarin” – Edita Tahiri komenton bisedën Kusari-Radoiçiç

“Është Kurti që e komandon Kusarin” – Edita Tahiri komenton bisedën Kusari-Radoiçiç

35
0

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi , Edita Tahiri ka komentuar bisedën mes deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit.

Tahiri në emisionin “Ditari”, ka thënë se videoja është në emër të Vetëvendosjes apo të kryeminsitrit, Albin Kurti.

“Mendoj që kjo video që po dëshmon pra që Vetëvendosja, tash dihet kush është protagonisti, është Kusari-Lila e ka bërë në emër të Vetëvendosjes apo në emër të Kurtit atë bisedë”, ka thënë Tahiri.

Tutje, ajo deklaroi se Kurti po e komandon Kusari-Lilën, por edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, teksa përmendi edhe Ministrën e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Tahiri ka theksuar se kryeministri Kurti, e ka pasur ‘gojën plotë kombëtari’ dhe ka thënë që nuk bisedon me Serbinë e as preisdentin e saj, por që sipas saj, ai tash po bisedon edhe me Serbinë, Vuçiqin, dhe Radoiçiqin.

“Jo veç Kurti që po e komandon Kusarin, po e komandon Vjosën presidenten, mos të flasim kjo ministrja e jashtme, por po e lëmë ate. Ajo që tema që ka qenë e marrëveshjes pra pagat e kujt të UÇK-së, pra ata që ishin ballë të luftës për liri bashkë me LDK-në , ku kam qenë edhe unë udhëheqëse, me të vërtetë është një turp kombërtarë, një kërcënim që Kurti e ka pas plotë gojën kombëtari, ka thënë në as nuk bideson me Serbinë as me Vuçiqin, e tash ai me kend po flet? Me Radoçiqin që ishte në ballë të sulmit në Banjskë me të cilin provuan ta kërcënojnë veriun e Kosovës”, deklaroi Tahiri.