Ballina Editorial Jurgis Çyrbja nuk do të jetë viktima e fundit. Ai është vazhdimësia...

Jurgis Çyrbja nuk do të jetë viktima e fundit. Ai është vazhdimësia e shkërmoqjes së PS

128
0

Nga Artur Llana 

Ndërsa bisedonim  pak ditë më parë me disa emra të njohur të PS në Durrës  lidhur me situatën që është kjo parti , ajo që më bëri përshtypje ishte një lloj trishtimi që i kishte kapur dhe kërkonin shpëtim te unë që përse strukturat e PS, forumet e saj drejtorë, patrozhonistë, depuetë që shkruan dhe fjalimet e para në redaksi  e institucione i ishin sulur gazetës, televizionit dhe portalit Bulevard në këtë mënyrë. E kërkonin fajin nga unë ose më saktë e lidhnin me atë që po i bëhej një medie e cila mbajti mbi kurriz nja 7 vjet gjygje me PD dhe pasi e bindën veten idiotët politik se janë të pathyeshëm dhe bridhnin sallave të mbushur me koktej pas takimit, për antarsime të reja, e flakën tutje.

Në fakt “bulevard” kishte nisur edhe një betejë tjetër denoncimesh për largime njerëzish deri në etiketime “komunistë” apo “tradhëtar”, një parti që rrihte gjoksin se kishte emancipuar shoqërinë. Largimi i disa emrave të njohur të asaj kohe, gjuha e urrejtjes dhe lufta klasave mes njëri tjetrit, rikthimi i njerëzve pa identitet dhe personalitet në PD, se për ideal këtu duhet bërë marrveshje fjale, ishin pikënisja e parë në fakt jo e konfliktit me median bulevard, po e largimit nga pushteti që nuk do të bëhej aq i lehtë dhe përsëri nuk do të jetë i tillë. Ky ishte shqetësimi i atyre socialistëve, që tashmë kanë kuptuar se si po tretet PS!

Partia që kishte shpërthyer me një gjuhë të ashpër kundër së majtës që në fillimet e saj, mundi të mbante pushtetin në një mandat të dytë duke rikthyer në gjirin e antikomunistëve ata, që i tha vrasës, mafiozë, drogaxhinj, klane të korrupsionit etj.

Më pas ajo parti provoi në 2013, se kishte ndërtuar shkërmoqjen e saj, që kishte shkërmoqur vlerat që pretendonte se i kishte, që kishte krijuar një klasë “idealiste” me ish deputetë, drejtorë dhe  servilë të tyre që do ta përfaqësonin në udhëtimin si opozitë. Në fakt do ta linin rrugës siç e lanë dhe kuptuan për herë të parë se antarësimet që kishin bërë në fakt kishin qenë punësime dhe për të ruajtur vendet e punës, kaluan në krahun tjetër.

Jurgis Cyrbja nuk është sinjali i parë i shkërmoqjes së kësaj partie. Ajo ka nisur kur një njeri anonim që kishte qenë edhe në seksionin e PS Shkozetit erdhi dhe u bë i plotfushishmi i PS, ose më saktë asaj ere që lindi Rama si Rilindje. Ajo nisi atëherë kur lideri i ri i Ramës në Durrës, edhe pse mori një mandat për të cilin ka shumë teori konspirative, nisi mosmirënjohjen e parë pikërisht nga Z. Koka, i cili i organizoi jo vetëm takimin më të madh elektoral, por mbajti edhe fjalën që i dha fund në dukje një fitore të mundëshme. Pjesën tjetër të ditës premte dhe të shtunë në darkë e di vetë Dako.

Sulmi i paprecedentë pasi fitoi ndaj zotit Koka, madje duke e sfiduar dhe duke pritur në zyrë edhe Sali Berishën që e kishte quajtur njeriun që i dha fitoren si “Klani Zemunit”, gjë të cilën e harroi kur ju deshën votat e Kokës për mbajtur qeverinë.

Shpërbërja e asaj partie që shumë shpejt do ta shihni ku do të përfundojë, nisi që në atë moment kur Gazmir Bizhga, një nga njerëzit më politik dhe të aftë të PS dhe një nga njerëzit me gjynahet më të mëdha  ndaj PD u mënjanua në mënyrën më të turpshme. E gjitha kjo falë një hakmarrje të Dakos për ti marrë partinë atij dhe për të mos e lënë më pjesë e saj. Frika se Koka dhe Bizhga ishin më të aftë e ktheu atë në një lloj lideri që për të kontrolluar partinë, në mungesë të fjalëve, i duhet të largonte lefter Kokën nga PS dhe Gazmir Bizhgën. Ky i fundit më keq se Koka dhe ma kujtoi mandate i dorëzuar i z.Çyrbja.

Askush si Bizhga dhe Cyrbja nuk kanë takuar aq shumë njerëz në zonën Sukth, Manëz, Ishëm. Askush si ata nuk ka investuar edhe pse njëri donte të ishte kandidat e tjetri, u mundua të qëndronte deputet. Bizhga që nuk i kishte rënë kurrë topit, ndrydhi këmbën duke luajtur me të rinjtë për t’u dukur sa më popullore. E ndërsa i hidhja një sy postimeve të Çyrbes ishte për t’u rrëngjethur. E kam parë atë në kanal, duke shtruar zift, në varkë, duke shkarkuar arka peshku, ambulancë, zjarrfikse, ferra, gardhishte, krasitje hardhishë, mirëmbajtje bletësh  dhe të gjitha këto se ai kishte besuar te një mbrojtje duke e ditur se kishte një thes të rëndë që i kishin hedhur mbi shpinë.

Ai investoi për të mbetur deputet, pa e ditur se ishte i listuar në shpërbërje. Unë nuk jam mjek po asgjë shëndetësore nuk ka ai përveç atij zhgënjimi që të sjellë një ulkonjë e quajtur parti që ka kohë që po ushqehet me këlyshët e saj e që llapën e vet e quan SPAK.

I rënë në një delir kamarieri politik, ai jo vetëm gaboi, por thesin ligjorë që mbante mbi shpinë mendoi se po ja shkarkonin rrjetet sociale duke i botuar postimet. Njëri nga rrjetet shkoi deri aty sa bëri edhe një sondazh “serioz” dhe ai , Çyrbja ishte më i votuari , më i dashuri nga PS edhe tani. Ti dish hallet vetë dhe ta lesh veten të kthejë në një momunment një punonjës i institutit të momunmentëve këtë e di vetëm ai.

Deputeti që kaloi në delir duke sulmuar edhe me portalin e kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako , kreun e bashkisë së Shijakut, sa herë që kryeministri e merrte si shembull, ja prishi kandarin dhe të gjithë takimet i ktheu në një vesh rrush që e krasiti SPAK.