Ballina Politika Lista e kandidatëve për deputetë, nisin bërrylat në PS e Durrësit. “Huazimi”...

Lista e kandidatëve për deputetë, nisin bërrylat në PS e Durrësit. “Huazimi” i Erys Agasit nga LSI në PS po shmang klanin e Dakos dhe Çelës. Asnjë emër aktual i deputetëve në listë

0
218

Dorëzimi jo krejt i papritur i mandatit të deputetët socialist vetëm dy ditë pasi u pyet 5 orë në SPAK ka ndezur situatën te PS e Durrësit, e cila në pamundësi drejtimi edhe nga një kryetarë që është i përfshirë vetë në dosjen më të re të korrupsionit, por edhe më shumë se kaq e vetmja lidhje që i mban si parti është pushteti.

Deklarimet e Edi Ramës për të marrë 100 deputetë jo vetëm nuk i kanë dhënë siguri socialistëve durrsakë, po i kanë shtirë atyre të dridhmen se një deklarim të tillë e pat bërë vetë Berisha në 1996.

Burime nga PS e Durrësit janë shprehur se PS në këtë qark po kalon një situatë të vështirë dhe është vetëm të qenurit në pushtet që fsheh shumë nga problematikat. Sipas tyre Një valë e paqartë ka pushtuar strukturat, ndërsa shumë nga drejtorët, jo vetëm që janë nga Tirana e nuk dijnë se cfarë bëjnënë, po edhe ata që janë marrë me fushatën në Durrës janë thërritur nga një herë në SPAK.

Ata pranojnë se fakti që drejtues të PS, duke filluar që nga kryebashkiakja, e cila është  edhe drejtuesja kryesore e fushatës duke zëvendësuar Ardian Celën, paraqitet në SPAK dhe dekaron se nuk është thërritur për punën, po për të tjera gjëra, ka krijuar një lloj paniku. SPAK të thërret o për juridiksionin e kryetares së bashkisë ose për lidhje me krimin e organizuar.

Sipas burimëve edhe fakti që kryebashkiakja është gjobitur për parregullsi në  financimin e fushatës te shumë socialist është përkthyer si financime të krimit duke e lidhur kështu thërritjen e saj  edhe për këtë arsye.

Po ashtu sipas tyre problem I madh është që 27 përqind e të ardhurave që mbledh vetë bashkia shkojnë për inceratorin është një tjetër alarm dhe akuzat e fundit q ënë marrveshje me ndërtues anonimë ajo po ndërton strategjinë e fushatës ka krijuar një situatë konfuze.

Kuptohet që kësaj situate i shërben edhe vetë formimi i saj politik që duke qenë pjesë e zyrës së shërbimëve, koha e kryebashkiakes nuk i ka dhënë mundësinë të paktën të gënjejë socialistët në takime.

Alarmi tjetër është se edhe kryetari i PS, Luan Zaza është kthyer në një klient të SPAK. Akuzat ndaj tij sipas burimëve të PS janë shumë më të rënda se sa deklarohen. Ai mendohet se ka ndërtuar që kur ishte drejtor i Komunales  Durrës një skemë vjedhje jo vetëm me varrezat, jo vetëm nismën për privatizimin e tyre, por edhe me mbeturinat që jo vetëm nuk përfundonin në Tiranë, por shpesh hidheshin në lumin Erzen dhe në fatura shënohej  pesha që kapte vlera tepër të mëdha.

Ajo që dihet bëjnë të ditur burimet e PS është edhe fakti që tre nga deputetët aktual të Durrësit nuk do të kandidojnë me dëshirën e tyre. E nëse do ti shtohet këtu Cyrbja, tashmë i pakandidushëm, gjërat shkojnë keq e më keq.

Durrësi ka aktualisht me ikjen e Cyrbes vetëm dy deputetë aktiv që janë Arkend Balla që u fut nga lista dhe Klodiana Spahiu që ka mandatin e saj të katërt, ku në dy mandatet e fundit ajo është kontestuar nga drejtuesit e PS, por sidomos Dako dhe Çela, që në atë kohë drejtonin fushatën dhe ishin njerëzit më të fuqishëm politik dhe me pushtet në Durrës.

Pikërisht  nisja e garës për  nxjerrjen e kandidatëve brenda llojit, ka nisur edhe luftën që i kanë paraprirë dy  qëndrime të Edi Ramës. Qëndrimi i parë i Ramës ka qenë ai i emërimit të Sakos, kryebashkiakes si drejtuese politike, një emërim ky që ka ngjallur shumë reaksion, pasi Sako lë shumë për të dëshiruar në komunikim dhe aq më shumë me të gjithë këto akuza dhe skandale ku nuk mungon dhe vetë do të ketë një betejë të vështirë komunikimi me elektoratin në fushatë. Aq më shumë që në të vetmen përballje ajo u ngrit dhe iku, gjë e cila nuk I lejohet në takimet e fushatës. Për të menduar për këtë Rama ka futur në kryesinë e PS pikërisht deputeten Klodiana Spahiu, në një kryesi që katër vite më parë desh e rrëzoi nga lista fare. Përvoja e fituar nga Spahiu, po edhe një lloj dashurie më shumë se politike me Sakon që shpesh i drejtohet motër në takime duket se do të jenë kompesimi dhe imazhi për të kompensuar Sakon ose “motër Anin”.

Por ajo që i ka befasuar më shumë socialistët është dukja e kësaj parafushate. Ku të gjithë lëvizjet, madje deri në detaje në polici, në drejtori dhe institucione të tjera është fakti se fshihet një emër tjetër që duket se është de fakto drejtuesi politik i fushatës së PS dhe se është njeriu që do të vendosë më shumë  për listën e emrave.

Ergys Agasi është një emër i panjohur deri para vitesh për PS, ose më saktë njihej si djali i ish kreut dhe deputetit të PS, Bardhyl Agasi. Ai nisi të merrej me politikë  në radhët e ish LSI, tani Partia Lirisë. Shpërbërja e LSI në Durrës me arrestimin e z.Koka, duket se bindi Agasin ti drejtohej PS. Edhe pse nuk ka asnjë funksion politik, madje as edhe një zyrë ku ti trokasësh përvec disa thashatheme andej nga periferia, ai është kthyer në njeriun më të fuqishëm në Durrës, po edhe në njeriun më me shumë ndikim te Rama.

Agasi e ka treguar këtë jo vetëm duke emëruar disa drejtues në drejtori të ndryshme të cilët janë kurshërinj  të tij për të mos thënë edhe njerëz të familjes, por duke i dhënë atyre një akses të menjëhershëm politik në strukturat e PS.. Po kështu ka vepruar edhe duke punësuar njerëz të njohur si miq të tij.

Burimet e PS që u shprehen për gazetën kanë deklaruar se Agasi është njeriu më i fuqishëm sot në Durrës dhe kjo jo falë aftësive të tija por t ë një marrveshje që ai bën si shkes politik mes njerëzve të fuqishëm të bisnesit, ndërtuesve apo edhe marrveshje të tjera nëpërmjet kryetares së Bashkisë së Durrësit, duke nisur që nga lejet e ndërtimit e për të vazhduar vendime të tjera që merren me shumicë kartonash por që në fakt pas të gjithë këtyre qëndrojnë njerëzit e porositur nga ai.

Nëpërmjet kësaj skeme duket se Agasi ka shmangur përfundimisht disa nga emrat e njohur që kanë drejtuar fushatën e PS në Durrës, ndërsa me klanet që shoqërohet po ndërton edhe strategjinë e cila duket se është një kapje e asaj që ka qenë, por tani nuk është me Dako e Cela dhe ata drejtorë që kishin emëruar ata, po janë të tjerë emërime dhe si imazhi në dukje do të shërbejnë uniformat e Sakos dhe Spahiut për të mbuluar pantallonat e Agasit. Nëse të duhet të marrësh një leje, apo të punësosh dikë, apo të zgjidhësh një hall te PS të gjithë të japin numrin e Agasit, u shprehen burimet!

E gjithë kjo situatë i ka futur në panik socialistët të cilët gjithnjë e më shumë po shikojnë se si po ju tretet PS dhe po zëvendësohet me një brez të ri jo si parti po si një grupim interesi që po e çon drejt shkërmoqes.

Një sondazh i pak ditëve më parë i papulikuar në media  dhe i kryer nga struktura serioze të huaja ka lënë të kuptohet se PS është në nivele më pak se 47 përqind që përkthehet në votë më pak se 700 mijë nisur nga fakti që numri votuesve do të jetë 1 milion e 600, pa llogaritur votuesin e diasporës. Po ashtu PD e Berishës është në kufijtë e 300 mijë votave sipas këtij sondazhi duke e bërë alarmante pjesën gri që i bie më shumë se 600 mijë vota ku përfshihen Basha, Lapaj, Shabani, Qorri. Alibeaj

Në PS e Durrësit sipas burimëve kanë nisur edhe teoritë konspirative që kjo parti me të jetë viktimë e disa lëvizjeve të tjera të SPAK që mund ta ndajë më dysh edhe për faktin që nuk ka më socialistë në takime, po ka të punësuar që takohen ose ata që kërkojnë të punësohen.

Në vitin 1996 PD tallej me socialsitët se thonin i zë të gjithë një fugon, gjashtë muaj më pas demokratët nuk gjenin fugon me shkuar në shtëpi