Ballina Aktualitet Skandali i Luan Zazës, skemë e pastër për grabitjen e pasurisë publike...

Skandali i Luan Zazës, skemë e pastër për grabitjen e pasurisë publike dhe kalimin e kësaj të fundit në favor të zyrtarëve të Bashkisë apo Partisë Socialiste

0
99

Sipas akteve në dispozicion jemi në gjendje të rindërtojmë pjesërisht skemën e përdorur për grabitjen e pasurisë publike dhe kalimin e kësaj të fundit në favor të zyrtarëve të Bashkisë apo Partisë Socialiste.

Nga aktet rezulton se me datë 10.04.2001 KKRT e Bashkisë Durrës ka miratuar lejen e sheshit të ndërtimit për ndërtimin e një objekti me 7 kate dhe sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 350 metra katrorë. Ligji i kohës “për disiplinimin e punimeve në ndëtim” sikurse dhe cdo ligj para dhe pas tij kërkonte që  për depozitimin e kërkesës për miratimin e lejes së sheshit të ndërtimit të paraqitej si një ndër dokumentat e domosdoshëm dokumenti i pronësisë mbi truallin mbi të cilin kërkohej leja e ndërtimit ose kontratën me pronarin e tij. Trualli me sipërfaqe 350 metra katrorë, në vitin 2001, vit në të cilin është dhënë leja e ndëtimit rezulton të ishte në pronësi të Bashkisë Durrës, dhe nuk rezulton që kjo e fundit të kishte lidhur ndonjë kontratë për ndërtim mbi këtë truall. Megjithatë kjo nuk e ka penguar KKRT e Bashkisë që jo vetëm ta marrë në shqyrtim kërkesën por edhe të lëshojë një leje ndërtimi në emër të disa punonjësve të administratës shtetërore.

Për të korrigjuar çështjen e truallit me vendimin numër 182, datë 31.01.2002 Këshilli Bashkiak, në kundështim edhe me detyrimet e ligjit 8652 i cili kërkon procedura të caktuara për cedimin e pronësisë publike të pronave të Bashkisë në favor të privatit, ka vendosur që truallin prej 350 metrash ta kthejnë nga pasuri publike në private.

Cudia ndodh në të njëjtën mbledhje të Këshillit Bashkiak të datës 31.01.2002. Me vendimin numër 189, kujtojmë që ndryshimi i pronësisë u bë me vendimin numër 182 në të njëjtën mbledhje, Këshilli ka vendosur që në truallin tashmë privat, për të cilin është dhënë leja e sheshit të ndërtimit që 1 vit më parë në KKRT (prill 2001), nga ndërtimi i pallatit të përfitojnë një numër familjes të punonjësve të administratës shtetërore.

Vijon…