Ballina Dossier Arrestimi i befasishëm i Hysen Haxhisë në vitin 1976 dhe fjalët e...

Arrestimi i befasishëm i Hysen Haxhisë në vitin 1976 dhe fjalët e tij: Atdheu im është jeta ime!

63
0
Nga Agim Bajrami 
Në vitin 1976 Hysen Haxhia arrestohet befasisht.
Atdheu im eshte jeta ime
Në vend të një biografie të shkurtuar për Hysen Haxhin
Gjithmonë më kanë tërhequr njerëzit që me fjalët, gjestet e tyre ngjajnë sikur nxitojnë gjithmonë në kërkim të kohës së humbur. Atyre nuk u pëlqejnë kafenetë dhe bisedat e stërzgjatura edhe në konferencat që tashmë janë bërë rëndom t ë modes.
Të vrullshëm, të rreptë por dhe me një siguri nën vetvehte fjala e tyre sikur e bën dhe ajrin të dalë nga përditshmëria e tij e pezullt.
Hysen Haxhinë sa herë që e takoj dhe e përshëndes gjithmonë më duket sikur lë te unë dicka nga era dhe valët e një lumi gjithmonë në lëvizje. Vetëm ecën, dhe ecën.
Dikush e quan me emrin e shkurtuar Cen, shumë pak I thonë Hysen por shumica e njerëzve që e njohin pa dallim moshe e kanë pagëzuar me emrin Daja. Sepse brënda kësaj nofke dashamirëse ashtu si brenda nje guaske që mban brënda një perle fshihet bota dhe shpirti i madh i një njeriu që jo vetëm nuk ju përul sakrificave të jetës por luftoi një jetë të tërë për ta ngritur këtë emër në pidestalet e tij të merituara.
Lindi në vitin 1941, në fshatin Corrush të Mallakastrës në kohën kur në Shqiperi valët e luftes kishin përfshirë gjithcka. Biri i një familje me tradita të mëdha patriotike, jeta e tij ashtu sic thotë edhe ai vetë kaloi nga lufta në zjarr dhe anasjelltas. Vite të mbrapshta që coroditën edhe fëmijet në barkun e nënës, gjyshi i tij Bektash Corrushi, një nga emrat më të dëgjuar të krahinës, dy herë deputet në parlamentin e viteve 24-30 u bë për atë kohë sinonim I luftëtarit dhe njeriut i cili i dha zones së tij një emër të madh dhe të nderuar. Po kështu i ati Ismaili, nga sistemi komunist në fuqi ,si biri i këtij patrioti te madh i përjetoi qysh herët tmerret e kampeve dhe burgjeve Komuniste. Ne vitin 1945 ai u arrestua tek punonte në arë, në mënyrë të befte nga regjimi komunist.
Hysen Haxhia në kujtimet e tij e ruan ende të gjallë momentin kur i arrestuan të atin, isha pranë babait në arën me miser kur befas vjen një polic i gjatë dhe i shëmtuar dhe i kumton babait tim se në emër të popullit ishte arrestuar. Babai nuk bëri rezistencë por unë si biri i tij, edhe pse isha shumëi vogël ju derdha policit duke qarë dhe duke ju lutur që mos të ma merrte babanë. Prej asaj dite ndiej ende në trup një goditje të fortë e cila nuk me eshte shqitur edhe tani qe po mbush 70 vjec. Syte e tij përloten kur e tregon këtë ndodhi dhe duart fillojnë ti dridhen nga emocioni. E Kuptova që do t’më arrestonte babanë thotë Hyseni dhe kjo ditë është dita e fillesave të kalvareve të mia të vuajtjes.
Hysen Haxhinë do ta ndiqte nga pas biografia e dyshimtë e familjes së tij të njohur dhe me tradita patriotike.Them të dyshimtë pasi në atë sistem të mrapshtë patriotizmi dhe dashuria për atdheun për përfaqësuesit e internacionalizmit proletar, ata që se kishin për gjë ti quanin kinezet vëllezër ndërsa camët dhe kosovarët njerëz të huaj e të padëshirueshëm, konsiderohej mëkat dhe dënohej edhe me asgjesim fizik. Për këto mëkate Hysen Haxhia nuk do të arrinte asnjëherë të përfundonte shkollën që dëshironte. Edhe pse djalë me ëndrra dhe pasione të shumta Hysen Haxhinë e përjashtuan me paturpësi në sezonin e provimeve të shtetit nga Instituti Pedagogjik Shkodër, preteksti dihej, sëmundja biografike.
Në vitin 1966, Hysen Haxhia fillon punë si axhustator në uzinen e ORMN-së me turne. Ishte një nga puntoret më të dalluar në këtë profesion por njëkohësisht edhe një nga aktivistet më të njohur të aktiviteteve kulturore artistike që zhvilloheshin në atë kohë. Mjafton të përmendim këtu cmimin e parë në interpretimin e dramës ”Të Pamposhturit” të dramaturgut të njohur shqipëtar Minush Jero. Aktivitetet artistike dhe kulturore i shërbyen Hysenit edhe si një lloj melhelmi për të harruar dhimbjen e përjashtimit nga Insituti dhe jeta e zakonshme e një të riu. Ishte një kohë e pakohë kur jeta njerëzore nuk kishte kurrëfarë vlere dhe njerëzit trajtoheshin si lejfenë të rëndomtë jeta e të cilëve i takonte vetëm interesave të partisë dhe pushtetit komunist.
Ngado përbuzje, fyerje, ndjekje, spiunime, burgje dhe kampe internimi. Këto ishin ngjyrat e ajrit dhe pejsazhit që i ndiqte nga pas dhe i shoqëronte njerëzit e sëres së Hysen Haxhisë.
Në vitin 1976 Hysen Haxhia arrestohet befasisht në derën e shtëpisë së vjerrit të tij në Golem , duke përkëdhelur vajzën e tij të vetme, dy vjecare në atë kohë. Erdhën dy policë thotë Hyseni në kujtimet e tij dhe duke përdorur slloganin e përjetshëm të tyre “në emër të popullit” më vunë prangat. E prisja këtë arrestim, pasi gjatë gjithë kohës kam jetuar me terrorin e ndjekjes dhe të spiunëve. Ata s’më ndaheshin këmba-këmbës, herë në trajtë hijesh në rrugë e pas dritaresh, e herë në forma të shumëllojshme provokimesh e ngasjesh të pabesa. Sistemi komunist spiunet i kishte njerëzit e tij më të dashur ndaj ata i ndeshje ngado ku hidhje sytë. Të qëndrosh gjashtë muaj në një birucë komuniste të asaj kohe, të mbushur deri në gjysëm me fekale ku të merrej fryma dhe ku një dritë e zbehtë dielli guxonte të hynte herë–herë gjatë ditës, të durosh kamxhikët dhe turturat gati hitleriane të hetuesve komuniste të cilët është pak ti quash gjakatarë të jetosh nga ora në orë me tmerrin e dhimbjeve të padurueshme të këtyre turturave natyrisht është dicka më tepër se vuajtje. Më akuzonin për agjitacion e propogandë sikur gjoja unë kisha folur me të tjerët se sistemi komunist është një sistem cnjerezor ku nuk ka liri, ku njerëzit janë pa dinjitet dhe personalitet dhe se njeriu i thjeshtë është vetëm një skllav i sistemit në fuqi, se Enver Hoxha është një skllavopronar i madh që komandon dhe luan me fatet e jetës së tre million shqiptarëve. Për të thënë të vërtetën thotë Hyseni unë këto gjëra i kisha thënë nëpër ambiente të ngushta shoqërore sepse helmin e dhimbjes e kisha në trup që pesë vjec që në atë kohë kur më arrestuan babain tim të dashur. Gjashtë muaj vazhduan torturat mbi trupin tim, më merrnin në pyetje orë e pa orë, natë e ditë, habitem si nuk lodheshin njëherë ata hetues bisha .
Qëllimi i tyre ishte të më detyronin të bëhesha informator i tyre. Se si durova vec unë e di. Duke mos u kënaqur me arrestimin tim dhe të babait dëshira e tyre ogurzezë ishte që të mbyllnin në burg komplet familjen time. Pasi nuk ja arritën qëllimit më nxorën në gjyq. Gjyqin tim e drejtonte Hajri Shehu. Kam dëgjuar se shumë nga bashkëvuajtësit e mi të derdhin lumenj urrejtje ndaj hetuesve dhe gjygjtarëve të tyre, nuk kam të drejtë ti kundershtoj pasi si vegla të përbetuara të regjimit ata ishin përgatitur dhe gatuar për të qënë të tille. Edhe në rastin tim gjyqtari Hajri Shehu më dha maksimumin megjithse kishte veshur në fytyrë një lloj maske keqardhjeje.Përmes dëshmimtarëve të rremë dënimi im u materializua në burgun famkeq të Spacit, në atë burg ku vuajtën torturat më të tmerrshme qindra e mijra intelektualë, patriotë, klerikë, politikanë nga më të mirët dhe më të përkushtuarit për këtë vënd nga të cilët Fatos lubonja, Spartak Spahiu, Vladimir Balluku, Sami Dangellia (ish -sekretar i Ballit Kombëtar i dënuar me 43 vjet burg), Osman Kazazi (i quajturi Mandela i Shqipërise, i denuar me 100 vjet burg nga te cilat shleu 35 vite). Burgu i Spacit, i ndërtuar ne nje pus natyral rrethuar me male të larta dhe të zhveshura ku ne dimer temperaturat arrinin deri në – 19 grade Celsius, ku dielli ishte një mik i rralle 2-3 ore në dite dhe ku puna e rende thelle neper galeritë e minieres 2500 m nën toke ka qene vërtet një varr i hapur dhe i madh ku hyrja dihej dhe dalja nuk dihej kurrë. Në këtë burg Hysen Haxhiaj kreu në te vërtetë Universitetin e tij te jetes. Tingellon makabre kjo gje për ata që se kanë njohur realitetin e asaj kohe por kjo ishte e vërteta e pamohushme . Ketu Hysen Haxhiaj njohi më mirë dramat e kombit te tij, njohu dhe preku me duart e tij dramën e tmerrshme të eleminimit gradual të elitës kombetare, njohu mjetet dhe mënyrat më të sofistikuara që përdorte sistemi komunist për të mbjellë terror ndaj kundështarëve të tij. Une i jap të drejtë thënies së intelektualit të shquar Uran Kalakula kur thotë se askush nuk mund të behet hero kur bie në burg por mund të bëhet atje. Të burgosurit e Spacit rreshtoheshin që në mëngjes në orën 6 dhe nën goditjet e gardianeve gjysmë të cmendur detyroheshin të futeshin në thellësi të minieres për të mbushur vagonat me baker dhe pirit dhe për ti nxjerrë ato në sipërfaqe. Ata që nuk realizonin normën i rrifnin në mënyrë shtazarake dhe i dërgonin gjysmë të vdekur te birucat vdekjeprurëse. Mbaj mend se një herë kur nuk arrita të realizoja normën ngaqë isha i sëmurë e i drobitur , më lidhën duart me pranga dhe më mbyllën në një nga birucat më të tmerrshme të kampit për 11 ditë rresht . Kur dola prej andej kam qënë komplet i nxirë në trup e në fytyrë sa më shumë vështirësi arrita të vija në vete me ndihmën e mjekut të kampit. Ka qënë një rregull i njohur në burgun e Spacit përpara se të futeshin të burgosurit takoheshin me njëri- tjetrin me mendimin se nuk do të dilnin më gjallë prej aty.
Ne kujtimet e Hysen Haxhise nga kampi i Spacit një vënd të nderuar zënë castet kur ai shoqerohej me Irfan Vrionin, Sami Dangelline, Vangjel Lezhon dhe Fadil Kokomani, te katërt të vdekur në këtë burg.
Me Fadil Kokomanin dhe Vangjel Lezhon kam pasur rastin të shoqërohem e të bisedoja herë pas here gjatë shëtitjeve te përditshme në kamp. Ishin dy nga intelektualet më ne zë të asaj kohe të cilet edhe pse e vuajten dhe e paguan me jetën e tyre idealin komunist sërish ruanin në ndërgjegjen e tyre dicka prej endrrave të tyre për këtë sistem.
Në vitin 1981 ende pa e kryer dënimin e parë me vjen dënimi i dyte me 10 vite të tjera. Edhe këtë radhë sistemi perdori akuzen e njohur të agjitacion propagandës .Diku kisha thene se më mire të vdesim në galeri sesa me këte lloj poshterimi moral dhe fizik qe po provojme ketu.
Hysen Haxhia i kreu kokerr me kokerr denimet e perbindeshme te sistemit komunist por nuk u perul , nuk u deformua ne karakter dhe nuk u tjetersua sepse i tille ishte gatuar, me dinjitet, perkushtueshmeri dhe krenari kombetare. Sistemi i burgjeve të asaj kohe e kishte si parim baze sfilitjen fizike te te burgosurve nëpermjet punes se rende prej skllavi, ushqimit te keq dhe birucave por edhe rrahjes dhe eleminimit fizik. Me Hysenin nuk ja arriti kesaj, ai doli prej burgut me i forte , me njeri sic kishte qene me pare, me i kalitur dhe me i kulturuar me dijet e jetes si edhe me i gatshem per punëra te medha ne sherbim te kombit e atdheut.
Kerbaci i jetes qelloi
Pa meshire e pakufi
Une c ‘hoqa si harroj
As tani, as ne pleqeri
Vitet 90 janë vitet kur shpalosen me se qarti energjite e perkushtimi i tij intelektual. Liria e premtuar per të cilen luftuan dhe u sakrifikuan miqte dhe shoket me te mire te Hysen Haxhise nuk erdhi ashtu sic pritej. Erresira e djeshme vazhdon të jete akoma me e plote se atehere, vellahvrasja dhe degjenerimi po marrin permasa të pabesueshme. Mjerimi shihet rrugeve, lypsat zgjasin duart sikur lusin perendine per nje cope buke dhe njerzit ende pyesin deri kur deri kur. Eshte kjo arsyeja qe Hysen Haxhia u be pavetedije nje nga publicistet me të njohur te atyre qe kur dolen nga burgu menduan se i hodhen pas kraheve vuajtjet e se kaluares. Me penen e tij ai vazhdon të hedhe neper flete librash dhe neper gazeta revolten e tij te brendshme per te ashtuquajturen demokraci shqiptare.
“Sistemi ne dukje ndryshoi por cuditerisht Shqiperia ende vuan” me besoni vuan nen tentakulat e perbindeshit gjigang neokomunist . Dhe mjerisht ky popull ende nuk e ka kuptuar se vazhdon te vuaje skllaverine e kuqe, propaganda e paskrupullt e sllavokomunizmit ende skllaveron shpirtrat tane ne forma nga me te moderuara e me mashtrueset per njeriun e thjeshte dhe ata nuk arrijne ta kuptojne. Ne po, e kemi kuptuar ne intelektualet, ish te burgosurit e te persekutuarit politik qe ndihemi te zhgenjyer prej ketij modeli te ri skllaverimi. Në një nga replikat e tij te njohura me emisionin Top Shoë duke dale ne krah te te persekutuarve politik, te brezit te tij Hysen Haxhija thote “Meqenese komunizmi ju denoi, ju la pa shkolle, ju shtresa e permbysur nuk do te enderroni me per te ardhur ne pushtet. Zotërinj përfaqsues të shtreses tone keni te drejte te flisni kodra pas bregu se nuk i dini mire disa gjera shume te rendesishme se pushtetaret e rinj nuk I kane aspak ne mend vuajtjet, endrrat dhe misionin tuaj te dikurshem. Harrruat gjigandin Mit’hat Frashëri dhe fisnikët e tjerë te nacionalizmit shqipetar te cilet pasurine e tyre ia dhuruan ceshjes se madhe te kombit dhe vete u larguan nga ky vend pa këpucë dhe pa asnje qindarka ne xhep dhe tashme emrat e tyre tentojne te harrohen dhe te mbyllen ne birucat e harreses”. Historia jonë për fat të keq i ka anashkaluar bemat dhe sakrificat e tyre sublime . Eshtë shumeëe afërt dita kur shtresa e pushtetarëve e humbur në vjedhje dhe krime te padenuara, korrupsion dhe prostitucion do te permbyset nje here e pergjithmone e do te damkoset me vulen e turpit. Sepse qënka e thëneë që historia dhe brezat përterihen dhe perseriten , dihet se cdo gje lind , zhvillohet dhe vdes ose ngordh. Eshte ky ligj që mua dhe shtresës time na jep shpresë. Ose në një tjeter replikë me Fatos Lubonjen , ish bashkevuajtesin e tij në televizionin TVA , Hysen HAxhija nuk mund te rrije pa i kujtuar këtij te fundit thenien e tij te dikurshme ne vitin 1986 kur thote se “edhe po u permbys pushteti popullor, Hysen vëlla pushtetin do ta marrim ne, bijtë e atyre qe janë sot”. Për moshën që gëzoni dhe për mentalitetin që keni ju ashtu e gjykoni dhe ndofta pa dashje anashkaloni disa ceshtje kardinale për mbarvajtjen e institucioneve ligjvenese, zbatuesve pushtet dhe qeveri dhe ndeshkuesve prokuror dhe gjykate. Une nuk i ve faj gazetarit te televizionit qe e drejtoi kete emission por Fatos Lubonjes se Spacit nuk ja fal. Ai që vdiq tre herë klinikisht do vihet në vend drejtesia thote ai po u reformuan institucionet. Po cilat institucione! ? Cila prokurori e gjykate?… Cfare prokurorie do ti, zotrote Fatos?…A nuk janë po ata të djeshmit prokurorët dhe gjykatësit?!… Cili krim u ndëshkua gjatë 50 vjetëve?… Po gjatë viteve të kësaj fare demokracie qe po jetojme , ketij fare tranzicioni ala Haxhi Qamili, kush u denua për krimet makabre qe ka kryer mbi jetet tona, cili nga keta fare prokuroresh dhe gjykatesish denoi veten apo dike tjeter per krimet e djeshme. Po për ato te sotmet? Ku janë 16 vitet e tua te burgut zotrote. Mos vallë e ty te gënjen mendja si shumë te tjereve se do ti mbuloje pergjithmone pluhuri I harreses? Kujt t’ja lemë vendimin , thellë shpirtit apo arsyes.Le ta lemë shpirtin të fluturojë në hapsiren qiellore dhe te shperndaje fryme profetike ne shekuj. Kurse ne të ngrejme dorën e rënde mbi kokat e vellezerve tradhtarë dhe në fund ky eshte fillimi te themi. Kur do jetë ky fund ?!..thote miku im shkrimtari dhe poeti I njohur Namik Mane.
Hysen Haxhija është nje vullkan që edhe kur ngjan si i shuar përsëri llaven e tij e ka te ndezur poshte hirit ,edhe kur sflet ai vazhdon te meditojë e të shkruajë me germat e shpirtit te tij ate cka e bluan ne vetvehte sepse ai jeton e frymon ne cdo cast me kohën dhe njerezit e saj me idealet dhe brengat e saj te panumurta. Ai nuk mund të heshtë sepse nuk ka lindur për të qënë i tillË. Gjithmonë aktivist dhe i përkushtuar për interesat e bashkëvuajtësve të tij ai është gjithmone në balle te tribunave dhe fjales se lire. Kryetar i Shoqates se te Përndjekureve Dega Durres 1992- 1997, tani ai vazhdon të jetë nënkryetar i Shoqates Kombetare te te Perndjekureve Politike. Eshtë dekoruar me Dekoratën e Lartë të Mirënjohjes nga Presidenti i Republikes ne Shkurt te 2011 dhe Nderi i Qytetit te Durresit nga Shoqata Durresi dhe Bashkia Durres. Si një njeri që nuk di të bëjë kompromis dhe pazare me dinjitetin e tij dhe të të tjereve ai vazhdon ende te shkruaje dhe te mbjelle faren e dashurise dhe te harmonise mes njerezve, ende predikon sinqerisht bashkim dhe vllazerim te perjetshem.Mjafton të citojmë thirrjen që ai u bën të përndjekureve politik të Shqiperise ne konferencen e te perndjekureve politik te Lacit, Shkodres e Lezhes në vitin 2003 me këto fjalë:
Vellezër të dhimbjes dhe torturave të komunizmit a doni ta vëmë dinjitetin në vend?
A doni që të mos tallet komunizmi me jetën tonë?
A doni të jetojmë ditët e fundit të jetës si njerez?
Ju thërras nga thellësia e shpirtit të bashkohemi si vëllezër të një gjaku sepse të përçare bëhemi skllever dhe përjetesojme kështu pushtetin e skllevërve.
Pak kohë më parë Hysen Haxhine e pashë të përlotet në festen e 70-vjetorit te ditelindjes se tij. Holli i teatrit A. Moisiu atë dite ishte mbushur plot e perplot me shok, miq, familjare dhe te njohur te tij. Të gjithë ishin të prekur dhe të emocionuar me festen e mikut te tyre të dashur ndaj nuk ja ndanin urimet dhe shprehjet e tyre te dashurise dhe mirenjohjes. Sepse njeri i tillë si Hysen Haxhija që të bëhet mik e vëlla vetëm me një kafe a takim, qe të fal shpirtin dhe shumecka te tij te shtrenjte pamëdyshje një njeri që atdheun e ka kultin e tij më të madh të dashuriseë dhe të jetës e ka merituar dhe e meriton me kohë respektin.