Ballina Politika “Berisha e cilësoi partinë e Alibeajt si krijesë të Ramës”, Açka zbulon...

“Berisha e cilësoi partinë e Alibeajt si krijesë të Ramës”, Açka zbulon detajet: Nuk është hera e parë që…

36
0

Deputetja demokrate, Flutura Açka, e cila është një nga mbështetësit e grupit nismëtar që krijoi partinë e re  ‘Djathtas 1912’, foli për programin e këtij subjekti dhe arsyet se përse u nda ajo nga Partia Demokratike.

Për Açkën, një pjesë e madhe e elektoratit është e zhgënjyer nga politika dhe për këtë arsye ata duhet të përfaqësohen me njerëz të rinj.

“Ka sondazhe që një pjesë e madhe e elektoratit nuk begenis t’i afrohet kutisë së votimit. Ky numër shqiptarësh duhet të zgjohet dhe të ftohet. Kjo opozitë e gjatë e demokratëve ka sjellë një lloj ndarje me këta votues”, tha Açka.

Në lidhje me akuzat e Sali Berishës se kjo parti e re është një krijesë e Ramës, deputetja tha se nuk është hera e parë që ish-kryeministri i kundërvihet kujtdo që del kundër tij.

“Zoti Berisha të nxjerrë lidhjet që kjo forcë ka me Ramën. Ka ndodhur shumë shpesh që Berisha anatemon njerëz, i sulmon, madje dhe njerëzit e tij. Nuk më duket e çuditshme që ai e bën këtë kundër një forcë që është kundër tij”, deklaroi deputetja.