Ballina Kuriozitete Gjenden eshtrat e alpinistit britanik që u zhduk 100 vjet më parë...

Gjenden eshtrat e alpinistit britanik që u zhduk 100 vjet më parë në malin Everest

33
0

Eshtrat e një alpinisti britanik, i cili u zhduk në malin Everest 100 vjet më parë besohet se janë gjetur, duke i dhënë fund misterit. National Geographic tha se një nga ekipet e tyre të dokumentarëve zbuloi një çizme teksa po ngjitej në Akullnajën Qendrore Rongbuk, e cila shtrihet poshtë faqes veriore të Everestit.

Pas inspektimit të mëtejshëm, ekipi gjeti mbetjet e një këmbe brenda çizmes, si dhe një çorape.

“Në çorap kishte një etiketë të kuqe AC IRVINE të qepur në të“, tha fotografi dhe regjisori Jimmy Chin.

Në vitin 1924, alpinisti britanik Andrew Irvine dhe George Mallory u zhdukën ndërsa përpiqeshin të bëheshin njerëzit e parë që arrinin majën e malit Everest.

Edhe pse eshtrat e Malloy-t u gjetën në vitin 1999, ajo që ndodhi me Irvine mbeti një mister.