Ballina Rajoni Po transportonte sende të vjedhura drejt Shqipërisë, bie në pranga 51-vjeçari në...

Po transportonte sende të vjedhura drejt Shqipërisë, bie në pranga 51-vjeçari në Greqi

16
0

Një 51-vjeçar është arrestuar në Greqi, pasi po transportonte një sërë mjetesh të vjedhura për në Greqi, në pikën kufitare të Follorinës.

51-vjeçari, destinacioni përfundimtar i të cilit ishte Shqipëria, është pikasur mëngjesin e sotëm nga policia pranë kufirit greko-shqiptar.

Në veturë janë gjetur dhe konfiskuar mjete elektrike dhe mjete dore, posedimin e të cilave i arrestuari nuk ka mundur ta justifikojë.

Nga hetimi i policisë u konstatua se shumë prej mjeteve ishin vjedhur në një kohë më të hershme nga zona e Selanikut dhe pasi u identifikuan nga pronari i ligjshëm, i ishin kthyer atij. Nga Departamenti i Mbrojtjes së Kufirit të Kristalopigji Follorinës, po vijojnë hetimet për origjinën e sendeve të tjera të sekuestruara, si dhe për mundësinë e kryerjes së vjedhjeve të tjera.

Ndaj 51-vjeçarit është ngritur një dosje për pranim dhe asgjësim të produkteve të veprës penale, e cila do t’i kalojë Prokurorisë Penale të Follorinës, ndërsa automjeti që drejtonte i është konfiskuar.