Ballina Opinion Ridoli në shtypin e shkruar gazeta “bulevard”

Ridoli në shtypin e shkruar gazeta “bulevard”

84
0

Nga Skënder Kapiti

Ka dy javë që ka  ridalë në shtypin e shkruar gazeta “bulevard” e botuesit Artur Llana, gazeta e lirë dhe e pavarur por edhe si media e guximshme për të demaskuar dhe për t’u përballur me të gjitha të këqijat korruptive dhe antipublike të politikës dhe të qeverisjes, si media antipolitike dhe e të vërtetave.

Dalja përsëri si media e shkruar e kësaj gazete është mirëpritur nga lexuesi dhe publiku pasi kjo gazetë dhe Z.Llana janë pëfaqëses dhe shëmbulli  i mirë, i saktë,  i lirë, i pavarur  dhe më i paanshëm në aspektin mediatik krahasuar dhe  pothuajse rrallë mund të gjëndet një gazetë e dytë në Shqipëri si “bulevard” në këto vite të tranzicionit , të cilin e shquan profesionalizmi dhe guximi intelektual për të thënë të drejtën dhe të vërtetën ashtu si është realiteti pavarësisht kërcënimeve, privimeve dhe kostos së lartë që botuesi Llana  ka “paguar” në përballje me pushtetin e shtetarët e çdo lloj qeverisjeje dhe me korrupsionin e padrejtësitë politike, korruptive  e juridike të regjimeve  të korrupsionit.

Unë nuk po zgjatem më tej në këtë se çfarë konstatoj, por “bulevard” është gazeta antitezë me mediat e tjera të shkruara, si gazetë ndryshe në Shqipëri nga ato që paraqiten edhe sipas Raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, Raport i cili paraqet gjëndjen e rëndë të mediave në Shqipëri ku po citojmë: “Organizatat e pavarura të medias dhe gazetarët profesionistë pohuan se qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente….Pati njoftime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave përdorën mediat e tyre për të bërë shantazh ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbulim negativ mediatik. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve, kufizuan pavarësinë e medias së shkruar dhe gazetarët njoftohet se praktikuan autocensurë”, thuhet në raport. Dhe mbi gazetën bulevard dhe mbi botuesin e saj është e vërtetë se është ushtruar kërcënim dhe presion politik dhe korruptiv për t’ia mbytur zërin kritik dhe të së vërtetës. Urojmë suksese gazetës “boulevard” dhe botuesit të saj z. Llana.