Ballina Politika Bajrami sulmon qeverinë: Bruceloza sëmundje infektive ngjitëse, transmetohet nga konsumi i qumështit,...

Bajrami sulmon qeverinë: Bruceloza sëmundje infektive ngjitëse, transmetohet nga konsumi i qumështit, mishit dhe…

15
0

Kryetarja e Komisionit për Bujqësinë dhe Ushqimin në Partinë e Lirisë Silvana Bajrami ka denoncuar mungesnë e angazhimit shtetëror për të luftuar Brucelozën.

“Për vitin 2024 ka dështuar totalishtë mbrojtja nga bruceloza”. “Sot Shqipëria ndodhet në një gjëndje alarmante për daljen nga kontrolli të kësaj semundjeje , duke rrezikuar përhapjen masive dhe duke prekur populacione të mëdha në kafshë dhe në njerëz”.

“E gjithë strategjia Kombëtare e realizuar ndër vite për mbrojtjen nga bruceloza dështon me mos vaksinimin sivjet të të imtave”, u shpreh Bajrami në një dalje për mediat.

Deklaratë e Kryetares së Komisionit për Bujqësinë dhe Ushqimin, Znj. Silvana Bajrami.

Përshëndetje të dashur qytetarë Shqiptarë, fermerë dhe mjek veterinarë!

Prej kohësh nuk kemi dëgjuar e as nuk jemi informuar për krerët gjedhë të infektuar me Brucelozë që hynë nga Shteti Grek në territorin Shqiptar! Denoncim i bërë nga pala greke. Krerë të cilët duhet të ishin asgjesuar,.kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por humbën edhe gjurmimin në palën Shqiptare!

Nuk ka asnjë informacion për krerët (gjedh) të infektuar., asnjë raportim ku kanë përfunduar!

Bruceloza është sëmundje infektive ngjitëse e transmetueshme nga kafshët të njeriu!

Transmetohet nga konsumi i qumështit., mishit dhe nënproduktet e tyre të kontaminuar!

Shëndeti publik është i rrezikuar!

Rrezikohen vecanerisht., fermere., veterinerë ., kasapë., mbarshtues kafshësh.,shumë persona të tjerë që janë në kontakt me këto kafshë të infektuara!

Rrezikohen konsumatoret që mund te konsumojnë qumesht e mish të infektuar!

Kjo sëmundje jep sterilitet tek meshkujt dhe aborte tek femrat!

Rrezikojmë uljen e lindshmërisë.

Po me vaksinimin e kafshëve remont të imta ( dele & dhi ) dini gjë cfarë është bërë?!

ASGJE!

“Miratimi i programit të kontrollit të brucelozës në të imta” përmban urdhërin Nr 194 datë 03.04.2023 të Ministrit të MBZHR-së dhe është dokumenti që përcakton strategjinë kombëtare për kontollin e brucelozës në të imta.

Sipas këtij programi për gjatë vitit 2023 kontrolli i infeksionit për sëmundjen e brucelozës është kryer nëpërmjet vaksinimit parandalues të kafshëve të remontit më të mëdha se 3 muaj në të imta (dele dhe dhi).

Ndërsa për vitin 2024 ky program kontrolli përcakton strategjinë e vaksinimit masiv të të gjithë krerëve në të imta në Republiken e Shqipërisë!

Ende sot nuk është vaksinuar asnjë krerë e të imtave kur duhet të ishte kryer përgjatë pranverës., periudha Prill – Korrik!

Sot jemi në 3 – mujorin e fundvitit Tetor – Dhjetor 2024 ., dhe është shumë vonë!

Vaksinimi i bagëtive të imta nuk mund të behet më., femrat ( dele., dhi) janë barsa ( shtatëzëna) dhe nëse vaksinohen në këtë periudhë barsmerie japin aborte.

Behet shkak për raste të reja krerë të infekuar!

Mos vaksinimi ndaj kësaj sëmundjeje tepër të rrezikshme është kërcënim serioz për shëndetin publik.

Vaksinimi i bagëtive është i detyrueshëm dhe në rast të kundërt, është një akt i dënueshëm me ligj.

MBZHR -së (Ministria e Bujqësisë & Zhvillimit Rural) është e vetmja përgjegjësja kryesore për moskryerjen e vaksinimt kundër brucelozës për vitin 2024.

Mos pajisja në afat kohor me vaksinën, në rastin më të mirë është papërgjegjshmëri në marrjen e masave dhe në rastin tjeter sabotim me dashje të mosblerjes së vaksinës për afera korruptive.

Për vitin 2024 ka dështuar totalishtë mbrojtja nga bruceloza.

Sot Shqipëria ndodhet në një gjëndje alarmante për daljen nga kontrolli të kësaj semundjeje , duke rrezikuar përhapjen masive dhe duke prekur populacione të mëdha në kafshë dhe në njerëz.

E gjithë strategjia Kombëtare e realizuar ndër vite për mbrojtjen nga bruceloza dështon me mos vaksinimin sivjet të të imtave.

Kjo është një bombë e vërtetë që pritet të shpërthej nga momenti në moment.
Mund të thuhet që kjo, jo vetëm është vepër penale por edhe kriminale .

MBZHR- ja duhet të dalë para shqiptarëve të shpjegojë situatën dhe të jap llogari para drejtësisë për këtë vepër të rëndë penale që dëmton, shëndetin e Shqiptarëve.

Bujqësia dhe blegtoria janë një nga 5 Prioritetet Kryesore të Partisë të Lirisë për 4 milion shqiptarë plus, duke ju dhënë një fokus të vecantë.

Mbështetja e blegtorisë me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të 4-fishuar numrin e krerëve, shpendëve dhe prodhimin vendas!

Për industrinë e agroperpunimit, mbështetje me 50 përqind të vlerës të impianteve të përpunimit të mbetjeve të produkteve dhe nënprodukteve.

TVSH 0% për ushqimin e bagëtive dhe shpendëve të mishit, etj.

Pagesa direkte për çdo kokë lopë nga 80 Euro, në 200 Euro dhe pragu I përfitimit do te ulet ne 3 krerë nga 10 që është aktualisht, ndërsa për të imtat, nga 12 Euro që është aktualisht, pagesa do të shkoje 60 Euro për krer, kurse pragu I përfitimit, nga 100 do te ulet në 20

Pagesë direkte për çdo kafshë të lindur, me 5 Euro edhe për çdo kafshë të therur në masën 5 Euro për të imtat edhe 15 Euro për gjedhin.

Pagesë direkte për çdo litër qumësht në masën 0,10 Euro/litër.
Pra të dashur fermerë,siç edhe e përmenda më sipër,fokusi ynë është më se i qartë dhe i realizueshëm.
Faleminderit!!