Ballina Lifestyle Grabitet shtëpia e këngëtares së njohur, hajdutët i vjedhin bizhutë me vlera...

Grabitet shtëpia e këngëtares së njohur, hajdutët i vjedhin bizhutë me vlera marramendëse

33
0

Këngëtarja e njohur Jessie J ka rënë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e saj. Policia e Los Angelos ka bërë me dije se hajdutët i kanë marrë këngëtares një koleksion bizhuterish.

Këngëtarja angleze njoftoi policinë pasi u kthye në shtëpinë dhe zbuloi se i kishin hyrë hajdutët në banesë dhe e kishin grabitur.

Thuhet se hajdutët thyen një dritare në shtëpi dhe u larguan me bizhuteri me vlerë më shumë se 20,000 dollarë (15,000 £).

Asnjë arrestim nuk është bërë për vjedhjen e Jessie J, ndërsa autoritet përkatëse vijojnë hetimin për identifikimin e autorëve.