Ballina Kosovë Ngacmohen seksualisht dy punonjëse të një marketi nga tre klientë, e pëson...

Ngacmohen seksualisht dy punonjëse të një marketi nga tre klientë, e pëson keq njëri prej tyre

29
0

Dy gra, punëtore të një marketi në Prishtinë, kanë raportuar në polici se vazhdimisht janë ngacmuar nga tre të dyshuar.

Njëri nga të dyshuarit ka rënë në pranga të policisë dhe është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se dy femra kosovare punëtore në një market në vazhdimësi janë ngacmuar nga tre persona të dyshuar meshkuj kosovar. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.