Ballina Ekonomia “Tirana Agro”, ministrja Denaj: Nga vaji i ullirit te jufkat e Dibrës,...

“Tirana Agro”, ministrja Denaj: Nga vaji i ullirit te jufkat e Dibrës, fermerët prezantojnë produktet “Made in Albania”

44
0

Në Tiranë është hapur Panairi “Tirana Agro”, ku fermerë nga e gjithë Shqipëria dhe subjekte të ndryshme ekspozojnë produktet e tyre të freskëta “Made in Albania”.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ndau pamjet nga sheshi “Skëndërbej”, ku fermerët kanë ngritur stendat për ekspozimin e produkteve të tyre.

“Mirëmëngjes nga stendat e panairit TiranaAgro, ku fermerë nga e gjithë Shqipëria po prezantojnë produkte të freskëta, artizanale dhe cilësore Made in Albania për tregun vendas, që nga verërat, vaji i ullirit, mjalti, lëngjet e frutave, reçelrat, frutat, perimet, e deri te jufkat e Dibrës”,- shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Panairi i dedikohet promovimit të shërbimeve dhe produkteve autoktone shqiptare, për të nxitur konsumatorët drejt prodhimeve vendase