Publikimi i një foto me katër vetë në breg të detit para një jave duke shtuar se vazhdon numri i lartë i turistëve në Durrës e ka vënë në siklet xhaxhi militantin. Aq më shumë kur ai ka njohur mbeskën e tij me një nga ata të Muzeut që ka dy vjet po rishkatërrohet.
Gjithsesi ngjarja e ditës ka qenë një ndodhi te Muzeu Arkeologjik në Durrës, ku një grup turistësh me përzierje kombësish dhe gjuhësh kanë gjetur se ku ndodhej dhe kanë shkuar ta vizitonin. Xhaxhi militant e ka marrë mbeska në telefon dhe I ka thënë se cfarë të bëjë se te Muzeu Arkeologjik është vetëm një puntorë nga Shqipëria e mesme që e vesh kanotieren mrapsht dhe gjithmonë në respect të turistëve le zinxhirin e pantallonave hapur…
Xhaxhi militanti e ka qetësuar duke i thënë se kështu e ka fillimi i punës, zinxhiri hapur nuk është asgjë shqetësuese, rreziku fillon kur ai të vijë pa brekë e me zinxhirë hapur.
Ja ka dhënë udhëzimet një për një. I ka thënë që ti shmanget vetë turistëve se janë ata që vijnë me krocere dhe as ata vetë nuk e dijnë se çfarë duan në lagjen 1. Byrek dhe llallë blejnë ata dhe nga 30 vetë që dalin nga krocerja në mëngjes, dhjetë përfundojnë në urgjencë.
Mundohu ti shpejosh që ka dy vjet që Muzeu Arkeologjik është i mbyllur, i ka thënë ai se ashtu kanë ndodhur ca gjëra nga ministria. Pastaj ti tani ke hyrë në punë lere të komunikoj roja me to…Pyete një herë a di anglisht. Mbeska i ka thënë që anglisht nuk di po është patrozhanist dhe tha se me të huajt merret vesh vetë se ka qenë dhe komunist dhe nuk i ka dashur kurrë. Tani që ata po vinë dhe po i lejnë lekët për byrek dhe bidona dhalle do të komunikoj ai.
-Haj….haj
-Po ku ka për të hor kty, le lara me hor bala…bukë me vete…
-Jes jes…unë kuptoj ju
-Po i m*t çfarë ka për të kuptu këtu, të gjithë e dinë që është mjes…
-Ne Durrës…Albania…po po Alban…
-E Albani ka dalë i çikë nga PS se kishin i lojë tavëll me Xaxën….
-Xaxa…ah ju pini ksanaks..
-Pirdh pirdh ti, unë ene duhonin e mor me të dredhme..
-Durrës, muzeu … tre mijë vjet…
– Po jo re jo mos ja q…nonën dhe ju se dy vjet ka që është mbyll…ne zbulojmë këtu, toka, deti… deti i mut xhonëm se kush të le …deti privat, muzeu leshterik…
-Dora… dora mirë…
-Ça kurve qeke ti …po gjithë ditën kot mo edhe e përdorim dorën…
-Hap mirë dora …
-E po e mshtolla unë si kokzogëz e boj po nejse jemi sezon edhe kena punë të tjera…
-Direktore…
-Po direk me dorë pse çfarë kujtoni ju se jeni ma të mençëm se ne e si…
-Direktore, Albani…
-Albani ka shku ke Ani, shkurt Emirjona…punë tenderash…kanë vjedh lekët dhe tashti ju numërojmë juve…qeveri shkë*dhatë o zonjë…
– No shkë*dhata…ne dijmë ilira…trima…
-Po i mut se ato na mësuan keq ne…i bojmë qejfin vetes kot…
-Qefin…qefin no Albani…
-Po jo ri jo se nuk e gje gjo ate po ka shku ke Ani, jo Ani home, Ani fustan…kupton…Ani…bashkia…iku për lesh Gjushi, vjen Sako parë, ik për lesh ajo vjen Sako dytë…tani karar..
-Nuk kuptoj mirë…nga vjen fjala karar?
-Nga vje se dijmë ne, po e kemi parasysh. Po ca p…e somës do kuptosh mirë ti, 80 vjeçe nga gopi somës, këtu nuk po kuptojmë gjo ne… po unë prej asaj jam në punë …nuk e shes…
-Po po jes jes…une takoj “dejrektor”
-Aha rektori…punë m*ti shkoi dhe ajo, po pak më poshtë rektor…I çik më tutje, nga bashkia ku kanë qenë halet…
-Albani dejrektor ..
-A drejtori jonë…no no këtu..Pallati Kulturës, gropa mrapa, qenef, bytha… shurra…numron turista. Statistika ..i do Edi …
-A jes …jes
-Vallai që në mjes del ai, po varet se sa rrini ju…se kaj herë edhe ju t’a çani bythën me një byrek në dorë gjithë ditën…
-Tani Muze jo, po …pije lala, birek…
-Vje vje ka i her në drek…
-Ne Albani…shumë goja…kupton , fjala juaj…kar…ar…shumë gjatë, nuk e shpjegoj dot…
-Tashti Albani ne e njohim për kështu, po burrë është ai…
-A bura…bira…
-Po tashti punë bire është po ne jo njoh Albani shumë bira..
-Jes…jes, ju jo bira, by…brekë
-Po tashti edhe ne si ju, heqim brekët dhe dalin të gjitha mesanej…ne pare, lek…
Xhaxhi militant i ka hedhur dorën në qafë dhe i ka thënë se kur ka njerëz që i pasyrojnë vlerat e këtij qyteti si ty edhe numri i turistëve shtohet. Pastaj ka thërritur mbeskën dhe i ka thënë se ka bërë një surprise që nuk të i shkon në mend. Kam intervistuar një pastor nga Indonezia. Kishte dëgjuar se kryeministri ka thënë që në Shqipëri është bum i madh biznesi në turizem. Kishte lënë pastori katundin atje dhe ja kishte mbathur në Durrës. Problemi është se kishte ngatërruar arkivolet me shezlonet dhe ditën e parë e kishin rrahur. Pasi e kishin gjetur përtokë i kishin thënë se kështu është tradita. Kishte blerë një nga ata tymset dhe kishte shkuar në plazh për të bekuar shezllonet. Atje kishte hëngër të rrafmen e dytë. Kur pronarit i kishte dalë inati dhe i kishte më fal, pastori i kishte thënë pop o di …tradita. Edi tha mua shumë lekë….Kishin menduar se duhet ta sillnin në ndonjë kishë dhe kështu bënë, ndërsa e panë me kryq. Nga e rrafmja ishte trullosur dhe në vend që të shkonte te kisha ishte kthyer te selia PD. Aty kishte parë njerëz me dy gishta që po niseshin për Tiranë. Bravo…shumë mirë…vij unë me ju. Ku ishe ti e kishin pyetur. Unë bekoj shezlone, shumë turistë thotë Edi. Kjo kishte qenë e rrafmja tretë dhe ai kishte thënë Shqipëria vend turistik, po tradita pak e rëndë!. Pasi kishte ngritur dy gishtat shkoi edhe në miting dhe nuk dihet se nga ndodhet. Këtej ka plasur skandali se nuk e paskan numëruar për turist te Muzeu Arkologjik!