Ballina Ekonomia Bie papunësia, ekonomia shqiptare po përballet me krizë të burimeve njerëzore

Bie papunësia, ekonomia shqiptare po përballet me krizë të burimeve njerëzore

8
0

Shqipëria po përjeton mungesën e theksuar të fuqisë punëtore, e cila ka vendosur në vështirësi serioze jo vetëm privatin, por edhe shtetin. Zyrtarisht janë 5200 vende të lira punë të shpallura, por nevojat në treg janë shumë më të larta. Kjo për shkak të emigrimit, i cili vazhdon prej disa dekadash në mënyrë të pandalshme. Të dhënat zyrtare flasin për rënie të papunësisë në vend, tregues që në fund të vitit të kaluar zbriti në 10.7%, niveli më i ulët i viteve të fundit. Por sa të papunë ka aktualisht në Shqipëri? Të paktën zyrtarisht rezultojnë mbi 158 mijë persona pa një vend pune, nga të cilët 52.7% janë meshkujt dhe 47.3% janë gra. Por a tregon kjo shifër numrin real të të papunëve në Shqipëri? Në fakt jo dhe kjo për tre arsye qe nuk janë marrë parasysh në shifrën zyrtare të INSTAT: E para pakësimi i popullsisë nga emigrimi bën që në vend të ketë më pak të papunë dhe rrjedhimisht, papunësia të bjerë. E dyta, jo të gjithë të papunët i drejtohen zyrave të punësimit për t’u regjistruar. Kjo do të thotë se kemi një papunësi informale, e cila nuk llogaritet.  Faktori i tretë është gjendja me fshatin. Sipas ligjit, çdo person që jeton në fshat dhe zotëron një ngastër toke quhet i vetëpunësuar, pavarësisht nëse e punon atë apo nxjerr të ardhura prej saj. Si manifestohet mungesa e punëtorëve në treg dhe cilat janë ato industri që e ndjejnë më shumë? Thuajse të gjitha degët e ekonomisë po përballen me krizën e burimeve njerëzore. më problematike është situata në sektorët e turizmit; shërbimeve; prodhimit; bujqësisë dhe ndërtimit. Hemorragjia e burimeve njerëzore nga vendi drejt perëndimit duket sikur ka përmirësuar disa nga kushtet për ata që mbeten. Niveli i pagave është rritur, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Të dhënat tregojnë se pagat më të larta janë në shtet. Paga mesatare në administratë ka arritur këtë vit në rreth 86 mijë lekë, ndërsa ajo në mbi 70 mijë lekë. Por pavarësisht rritjes së pagave apo kërkesave të vazhdueshme të tregut për fuqi punëtore, ka një pjesë të popullsisë që nuk duan të punojnë dhe kjo quhet papunësia inaktive. Ndjekim një material mbi arsyet pse ndodh kjo dhe rikthehemi.