Ballina Europë Drogë me vlerë 10 milionë paund, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar...

Drogë me vlerë 10 milionë paund, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar në Britani

48
0

Katër shqiptarë janë dënuar në Britaninë e Madhe pasi policia zbuloi në një aksion drogë me vlerë 10 milionë paund.

Policia e Mançesterit u informua rreth një shqiptari që besohej se kontrollonte një serë në prodhimin në shkallë të gjerë të kanabisit në të gjithë Mançesterin e Madh dhe si rezultat ndërmori një hetim të fshehtë proaktiv midis majit dhe nëntorit 2023.

Pas kësaj, policia britanike vazhdoi hetimet për zbulimin e “kokave” të kësaj industrie të paligjshme, dhe jo thjesht kapjen e punëtorëve të kultivimit të kanabisit.

Ata ranë në gjurmët e katër shqiptarëve, të cilët u dënuan këtë muaj nga gjykata me brug dhe do të jenë në pritje të deportimit në Shqipëri, pas përfundimit të dënimit.

Emrat dhe dënimet:

Riza Hodaj, 39 vjeç, me banim në Beech Mount, Harpurhey – Shtatë vjet burg

Iriljan Hodaj, 32 vjeç, me banim në Lakeland Crescent, Bury – Katër vjet burg

Henri Shperdhea, 35 vjeç me banim në Denton Lane, Chadderton – Dy vjet e tre muaj burg

Armando Xhemalaj, 32 vjeç, me banim në Barracks Road, Bickershaë – Dy vjet e tre muaj burg

Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e aseteve të tyre me vlerë rreth 90 mijë paund.

Gjatë këtij aksioni të policisë britanike u shkatërrua rrjeti i madh i kultivimit dhe shitjes së kanabisit, që përllogaritet me vlerë rreth 10 milionë paund.

Rezultatet e aksionit policor në 2023:

U kryen 52 urdhra kontrolli të para-planifikuara

16 kontrolle të tjera proaktive në shtëpi

73 persona të arrestuar

31 persona të akuzuar dhe të paraburgosur

46 shtetas shqiptarë të arrestuar

U gjetën mbi 13,000 bimë kanabisi

Vlera totale e përllogaritur e drogës është 10,903,200 paund.