Ballina Politika “Historia e së djathtës në Shqipëri që nga 1912”, Alibeaj shpjegon arsyen...

“Historia e së djathtës në Shqipëri që nga 1912”, Alibeaj shpjegon arsyen pas emrit të partisë së re politike: Të…

16
0

Enkelejd Alibeaj, themeluesi i partisë së re politike “Djathtas 1912”, shpjegoi arsyet për emrin e grupimit në një intervistë televizive, duke theksuar se që nga viti 1912, Shqipëria nuk ka pasur një përfaqësim serioz të së djathtës.

Ai theksoi se në 33 vitet e fundit të demokracisë, vlera të tilla si individualizmi, prona, liria e tregut, meritokracia, dhe besimi në Zot nuk janë promovuar siç duhet.

Alibeaj nënvizoi se, megjithatë, ka pasur një fluks dhe nerv të së djathtës që para vitit 1990, por që nuk është zhvilluar ashtu siç duhej.

Ai përmendi rastin e bashkimit të së djathtës në Shkodër në vitin 1996 si një ëndërr të parealizuar dhe shprehu se 1912 është një simbol që bashkon të gjithë shqiptarët.