Ballina Aktualitet “Kishte një, ju bënë dy”/ Dosja e gjyqtares Këlliçi për rrahjen e...

“Kishte një, ju bënë dy”/ Dosja e gjyqtares Këlliçi për rrahjen e burrit, i kalon për hetim prokurorisë së Durrësit

18
0

Teksa gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi (Gorezi), po përballet në Durrës me një proces gjyqësor, për shkak se është marrë e pandehur për akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, një dosje e dytë kundër saj, është regjistruar në prokurorinë e qytetit bregdetar.

Bëhet fjalë për çështjen penale të dhunës në familje, pasi gjyqtarja Këlliçi, ka ushtruar dhunë ndaj burrit të saj, Klejd Këlliç, ngjarje e cila është regjistruar në 28 Gusht 2024 nga Komisariati Nr. 3 në Tiranë. Mësohet se kallëzimi me Nr. 11585/24 i bashkëshortit të saj Klejd Këlliçi dhe denoncimi për dhunë në familje të bërë edhe nga Arnisa Gëlliçi, është dërguar nga prokuroria e Tiranës për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Durrësit.

Vendimi për transferimin e këtij rasti të dhunës në familje nga gjyqtarja Këlliçi, është marrë pak ditë më parë nga prokurori Gjergji Tako, i cili duke konstatuar konfliktin e interesit, pasi Arnisa Këlliçi, është gjyqtare në Tiranë, vendosi të shpallë mos kompetencën dhe dosjen penale t’ia kalojë akuzës së Durrësit. Gjyqtarja Këlliçi, është kallëzuar nga burri i saj Klejd Këlliçi për dhunë në familje, i cili kërkoi në polici që të pajiset dhe me urdhër-mbrojtje prej saj.