Ballina Bota Rritje e ndjeshme e treguesve në tregëtinë e jashtme

Rritje e ndjeshme e treguesve në tregëtinë e jashtme

5
0

Tregëtia e jashtme e Kinës u rrit ndjeshëm në periudhën nëntëmujore të vitit 2024, duke tejkaluar për herë të parë nivelin 32 trilionë juanë (rreth 4.44 trilionë dollarë). Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme të Kinës arriti në 32.33 trilionë juanë, duke u ngritur 5.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksportet arritën në 18.62 trilionë juanë, ndërsa importet në 13.71 trilionë juanë, me një rritje përkatësisht 6.2 % dhe 4.1 %. Ndërmarrjet private kanë dhënë një kontribut të madh, duke eksportuar dhe importuar mallra me vlerë 17.78 trilionë juanë, me një rritje prej 9.4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Zyrtarët u shprehën se arsyeja e rritjes së vazhdueshme është prodhimi i fuqishëm industrial vendas dhe mëkëmbja e kërkesës globale, që kanë forcuar eksportet kineze. Nga ana e importit, mallrat me shumicë patën një rritje 5 %, ndër të cilat produktet energjetike si nafta e papërpunuar, gazi natyror, qymyrguri etj., u rritën 4.8 %, duke arritur në 9.01 miliardë tonë. Në nëntë muajt e këtij viti, eksportet kineze në tregjet tradicionalë, si Evropë, ShBA dhe Japoni, u shtuan me 4.2 %, ndërsa në tregjet e reja, si ASEAN dhe Amerikë Latine, u rritën përkatësisht 12.3 % dhe 13.7.