Ballina Sport Spanja i jep leje speciale Lamine Yamal dhe e zëvendëson me talentin...

Spanja i jep leje speciale Lamine Yamal dhe e zëvendëson me talentin e Atletico Madrid!

8
0

Federata Spanjolle e Futbollit ka njoftuar të dielën dy ndryshime në kombetare.

Kjo vjen për shkak të zhvillimeve të fundit qe pati ne takimin e Ligës së Kombeve të La Roja me Danimarkën të shtunën mbrëma.

Gjatë ndeshjes qe coi ne fitoren 1-0, Lamine Yamal shfaqi pak probleme dhe pas një raundi testesh mjekësore të kryera të dielën në mëngjes, më pas u vendos që Lamine t’i jepet një kthim i hershëm në Barcelonë.

Sipas një deklarate nga RFEF “Lamine Yamal iu nënshtrua një analize MRI në Madrid për të vlerësuar shqetësimin që ai raportoi pas ndeshjes kundër Danimarkës.

“Testet nuk kanë zbuluar një dëmtim strukturor dhe shërbimet mjekësore të RFEF konfirmojnë se bëhet fjalë për një mbingarkesë fizike. Duke pasur prioritet shëndetin e lojtarit dhe për të shmangur çdo rrezik dëmtimi, duke pasur parasysh ndeshjen e afërt kundër Serbisë, u vendos që ai të largohej nga Kombetarja”.

Në një njoftim të mëtejshëm të dielën pasdite, Spanja konfirmoi se ylli i Atlético Madrid Rodrigo Riquelme është bashkuar me kombetaren e madehe për t’u përballur me Serbinë të martën.