Ballina Politika Berisha bojkoton “festën”/ I bashkohet dhe Tabaku: S’ka vend për gëzim

Berisha bojkoton “festën”/ I bashkohet dhe Tabaku: S’ka vend për gëzim

20
0

“Unë përshëndes hapjen e kapitujve”.

Ishte reagimi i komenti i kreut të PD-së, Sali Berisha mbi zhvillimet e kësaj të marte në Luksemburg, ku Shqipëria çeli negociatat për grup-kapitullin e parë e parë të anëtarësimit në BE.

“Kam vetëm vlerësim për kryesinë hungareze dhe për komisionin për vendimin që kanë marrë”.

Por vlerësimet i pati vetëm për të huajt, edhe pse deyrat e shtëpisë i ishin vendosur Shqipërisë.

“Por Shqipëria nuk plotëson asnjë krej kritereve përveçse kriterin gjeostrategjik, asnjë kriter. Ky vend nuk plotëson si fillim kriterin e zgjedhjeve të ndershme. Së dyti është vendini vetëm në Europe me shkallën e persekutimit politik, që në ndonjë aspekt ia kalon dhe Putinit dhe Lukashenkos”.

Demokratja Jorida Tabaku nga Komisioni i Integrimit që drejton ishte më e ashpër në raport me qeverinë për këtë proces, që duhet të kishte ndodhur 10 vite më parë, sipas saj.

“Sot nuk besoj se ka vend as për të festuar, as për të gëzuar, as për të hapur shampanjën e një mijtë sepse e kemi hapur për 10 vite”.

Tabaku u shpreh që opozita duhet të ishte më e përfshirë në negociatat për integrimin e vendit.

“Nëse ne diskutojmë për institucione demokratike, për këtë u diskutua sot në Luksemburg, ne nuk mundet që ta lëmë hapësirën për të diskutuar për zgjedhjet por dhe kërkesën për qeveri teknike”.

Por fjalën e tyre opozitarët do e thonë në forma të tjera.

“PD dhe grupi parlamentar kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi me të gjithë partnerët ndërkombëtarë për shqetësimet që kanë këtu në Shqipëri dhe pjesë e kësaj fushate do të jetë edhe parlamenti evropian”.