Ballina Sport Guardiola zbulon skuadrën që dëshiron ta shmangë në Ligën e Kampionëve këtë...

Guardiola zbulon skuadrën që dëshiron ta shmangë në Ligën e Kampionëve këtë sezon

6
0

Pep Guardiola ka pranuar se ai dëshiron që Manchester City ta shmangë Barcelonën në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

City të cilët u eliminuan nga Real Madridi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar kanë bërë një fillim të mirë të sezonit të ri në Evropë, duke barazuar me Interin dhe duke ‘shkatërruar’ me rezultat 4-0 Slovan Bratislavën.

Kampioni në fuqi i Ligës Premier do të luajë në vazhdim ndaj Sparta Pragës, Sporting Lisbonës, Feyenoordit, Juventusit, Paris Saint-Germainit dhe Club Brugges.

Barcelona në ndërkohë është mposhtur nga Monaco në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve muajin e kaluar, por më pas mposhtën Young Boysin me rezultat 5-0 në shtëpi.

Gjatë paraqitjes së tij për televizionin italian Che Tempo Che Fa, Guardiola ishte pyetur për të treguar ekipin që dëshiron ta shmangë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

“Pyetje e mirë, Barcelona ndoshta. Dashuria që kam për ta më shkatërron mua. Unë kam lindur në një qytet të vogël, kështu që nuk është asnjëherë e lehtë të luash ndaj tyre”, ka thënë ai.

Në fund tekniku spanjoll u pyet edhe për formatin e ri të Ligës së Kampionëve duke mos preferuar që t’i përgjigjet direkt kësaj pyetje.

“Nuk e kuptoj, unë jam thjeshtë një trajner. Mendoj se do të jem në gjendje që t’i përgjigjem kësaj pyetje në fund të sezonit”, përfundoi ai.